Gjithçka në fakt është komunikim. Njerëzit nuk janë në fillim si të tillë dhe pastaj të nisin të komunikojnë; ne jemi si na ndërton në çdo çast komunikimi me të tjerët.
Shoqëria paskomuniste nisi e zhurmshme. Në të vërtetë, lind Tjetri si objekt i parrezikshëm për të dialoguar. Kërkohet deri në vuajtje Tjetri si dëgjues. Media bëhet qendra e shoqërisë. Të shprehurit lirshëm herë-herë mbetet si qëllim në vetvete. Fillon të përhapet edhe një lloj llafazanërie e nderuar. Lind e folura pa veprim.
Ky është një pasion ndryshe i Akademik Artan Fugës, që përmes këtij romani reflekton në raportin e pavdekësisë, shpirtit, moralit dhe parasë
“Njerëzit vdesin të premten” janë një tufë tregimesh ku dramatikja dhe komikoja, ndërthurur në një estetikë të absurdes, duan të ushqejnë njëra-tjetrën.
Ky libër analizon këtë aspekt të formimit psikologjik të individit që kërkon të rrënjosë propaganda, edukata, shkolla dhe kultura paternaliste. Pse qytetari i rritur sillet politikisht si fëmijë?
Botimet Papirus sjellin ne nje botim te vecante, - ne set, - dy librat e Akademik Artan Fuges. "Shoqeria periferike" dhe "Shoqeria piramidale". Kete pako e perfitoni ne oferte.
Dritarja e trenit është media kritike. Kjo përcaktohet nga fakti se hekurudhat shpesh kalojnë në vende që nuk mund të thuhet se janë vitrinat e krahinave apo qyteteve që anashkalohen.
Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. Ato anë që rregullojnë shoqërinë, bazat e...
Me anë të një analize të hollë, libri prek ndryshimin e pakuptueshëm nga shumë njerëz të kryer në shoqërinë shqiptare nisur nga fundi i viteve ’90 deri në mesin e viteve 2000. Shoqëria e dikurshme që autori e quan “periferike” ja la vendin “shoqërisë piramidale”. Lexuesi do t’a kuptojë nëpërmjet leximit se ku qendrojnë këto dallime historike që...