Kosta Barjaba (Grup autorësh) UE0150
New product
Ky libër përmban prezantimet në Forumin publik të Akademisë së Shkencava " Asimetritë e tranzicionit: Mirëqenia sociale apo varfëri ekstreme?", mbajtur më 23 prill 2015.
1 Item
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | UET Press | |
| ISBN | 9789928190673 | |
Thanë për librin: Adresimi i asimetrive të zhvillimit të Shqipërisë është një fushë e pafund reflektimesh, studimesh, kërkimesh dhe vendimmarrjesh në fushën e politikave. Në disa raste asimetritë kanë qenë të dukshme edhe midis prioriteteve të politikave dhe prioriteteve buxhetore dhe mospërputhjeve të tjera në "leximin", programimin dhe mbështetjen e nevojave për zhvillim. Valentina Leskaj Mbulimi Universal është një objektiv i gjithë botës. Banka Botërore e ka shpallur si objektiv të 2030-ës, Qeveria e Shqipërisë e ka si objektiv të 2017-ës. Megjithatë, mbulimi sado që mund të arrihet në radhë të parë në letër, së dyti në ligj dhe, së treti, organizativisht, nuk është asgjë në qoftë se nuk shoqërohet me Aksesin Universal. llir Beqaj Debati mbi pabarazinë është parë gjithmonë nën presupozimin se pasuria e kombeve është një zero sum game. Shoqëria po lëviz në bllok përpara drejt një jetë më të mirë, jo duke synuar barazinë nëpërmjet rishpërndarjes, por nëpërmjet pabarazisë relative. Pandeli Garo Asimetria më e dukshme, por edhe me pasojat më të dëmshme për qytetarët është ajo midis modelit të zhvillimit ekonomik dhe sistemit të mirëqenies sociale. "Produkti" i kësaj asimetrie është cilësia e ulët e mirëqenies dhe niveli problematik i varfërisë në Shqipëri. Kosta Barjaba
| pages | 216 |
| ISBN | 9789928190673 |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 18-vjeç |
| Numri i botimeve | I parë |
Ne duhet ta masim suksesin e reformës së mirëqenies me numrin e njerëzve që dalin, jo me numrin e atyre që shtohen në sistem.