Njerëzit vdesin të premten View larger

Njerezit vdesin te premten

Artan Fuga BPA0036

New product

Përshkrim i shkurtër

“Njerëzit vdesin të premten” janë një tufë tregimesh ku dramatikja dhe komikoja, ndërthurur në një estetikë të absurdes, duan të ushqejnë njëra-tjetrën.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9789928445537

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kontrolli i vdekjeve nga ana e njeriut është pika e fundit ku gjenia krijuese e tij kujton se kap apogjeun e vet. Njeriu i merr fronin Perëndisë. Rob i këtij iluzioni, ai çon në skajet më të largëta narcizmin e vet.

Bota që ai percepton nuk është veçse vetja e vet e projektuar atje. Vetja e njeriut venitet, për t’u shfaqur përpara shqisave të tij si peizash, natyrë, aroma, tinguj shpesh të madhërishëm.

Njeriu nuk del dot jashtë vetes. Adhuron veten e tij duke u habitur përpara simetrive, rregullsive, ligjësive, të cilat në fakt nuk janë veçse produkte të logjikës së tij.

Nuk e mendon dot kaosin.

Prandaj kaosi shpërthen gjithandej si forcë e errët e pavlerësuar. Midis riprodhimit të tij si VETE dhe njohjes së vetes së tij si natyrë, si mjedis rrethues shoqëror, pra si TJETËR, njeriu lëkundet midis narcizmit dhe një strabizmi që ia dyzon të gjitha pamjet që ai vështron. Nuk shesh qartë.

Lindi drama e madhe që e zret njeriun nga iluzioni narcist i vetëhyjnizmit duke e flakur në një jetë ku mplekset dëshira për të jetuar madhërishëm me përjetime mbushur me dhimbje, zhgënjime, gënjeshtra, mjerim.

Njeriu – Perëndi është njëherësh dhe një njeri i Vockël. Të kapur brenda kësaj dare lëvizin edhe personazhet e këtyre tregimeve, duke prodhuar ngjarje të papritura, të pambaruara, si copëza fotografish që pasi janë grisur nga një dorë inatçore, shpërndahen gjithandej në asfalt, përzierë nga një vrundull ere që vjen nga kurrkund.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages275
ISBN9789928445537
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1