Aleksandr Solzenicyn FNK0239
New product
Romani Rrota e kuqe ka 10 vëllime, të cilave Aleksandër Sollzhenicin i kushtoi plot 20 vjet krijimtari në periudhën 1971-1991. Mbi bazën e një dokumentacioni shumë të pasur analizohen shkaqet e fitores së revolucionit në Rusi; dobësia e pushtetit carist, degradimi i fesë dhe radikalizmi shoqëror. Është një sagë historikë në rrënjët e së cilës gjenden shkaqet e shoqërive komuniste, jo vetëm në Bashkimin Sovjetik.... Ky është vëllimi i dytë i sagës
10 Items
Shtëpia Botuese | Fan Noli | |
| ISBN | 9789928251282 | |
Rusia ndodhet buzë humnerës; digjeshin çifligje, shpërthenin bomba, rebeloheshin njësi ushtarake, vepropnin gjykata ushtarake lokale... por duhej parë tutjt, drejt së ardhmes për të ecur përpara... përmes një sistemi reformash të menduara mirë. Duke i ndërprerë turbullirat me forcë fizike, qeveria ndërkohë synonte të vinte në veprim dhe ta ripërtërinte forcën morale, sidomos në drejtim të reformës së tokës.
Brezat e ardhshëm do të na kërkojnë llogari. Ne do të përgjigjemi para tyre përse kemi rënë shpirtërisht, përse kemi kaluar në pasivitet dhe në një farë dobësie prej pleqsh, duke humbur besimin ndaj popullit rus.
Nyja e fatit rus ndodhet në fshat. Shteti nuk duhej kuruar duke filluar nga shoqëria e lartë, ku kishte degjenerim dhe infeksion, ku nëpunësit ishin përfshirë në rutinën e shërbimit, ku çifligarët bënin jetë të shthurur dhe mungonte detyrimi.
.... Para së gjithash shteti duhej të kishte këmbë të forta, prandaj shërimi duhej filluar nga këmbët... nga fshatarësia. Asnjë zhvillim i shëndoshë nuk mund të kryhej veçse nëpërmjet fshatit.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 620 |
| ISBN | 9789928251282 |
| Redaktori | Rexhep Hida |
| Published year | 2018 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Nikolla Sudar |
- Agronom jeni? - Jo, teknik tokash. - Mirë, po... pse banoni atje?
Në nëntor 1962, një tregim tronditi Bashkimin Sovjetik. Një Ditë në Jetën e Ivan Denisoviç, romani klasik i Aleksandër Solzhenicinit u publikua afro pesëdhjetë e një vjet më parë. Një tregim i shkurtër dhe i thjeshtë mbi një të burgosur që po përpiqet të mbijetojë në Gulag - sistemi sovjetik i kampeve të punës - tashmë shihet si një nga librat më të...
Një tjetër kryevepër e Aleksandër Solzhenjicin vjen në gjuhën shqipe: Shtëpia e Matrionës, një histori e madhe, e rrëfyer thjeshtë në një fshat rus. Jeta e një të dënuari që sapo del nga burgjet dhe e fillon jetën në një shtëpi të vogël me qira. Një ngjarje me simbolikë të madhe në Rusinë kur sapo Stalini ishte ndarë nga jeta
"Arkipelagu Gulag" është kryevepra e Solzhenicinit. Një paraqitje shumëplanëshe e kampeve, burgjeve, qendrave transit dhe e policisë së fshehtë; e informatorëve, spiunëve dhe e hetuesve, por gjithashtu edhe e heroizmit; një botë antistaliniste në zemrën e Bashkimit Sovjetik, ku çelësi për të mbijetuar nuk gjendet te shpresa, por te dëshpërimi.
Romani Rrota e kuqe ka 10 vëllime, të cilave Aleksandër Sollzhenicin i kushtoi plot 20 vjet krijimtari në periudhën 1971-1991. Mbi bazën e një dokumentacioni shumë të pasur analizohen shkaqet e fitores së revolucionit në Rusi; dobësia e pushtetit carist, degradimi i fesë dhe radikalizmi shoqëror. Është një sagë historikë në rrënjët e së cilës gjenden...
Shtepia Botuese Fan Noli hedh ne qarkullim vellimin e trete te nje prej sagave me tmerruese te krimeve te komunizmit rus, - te rrefyera nga Sollzhenicini, deshmitar i ngjarjeve qe tronditen boten
Shtepia botuese Fan Noli sjell te plote ne tre vellime sagen tragjike Arkipelagu Gulag, i cili kosiderohet si “investigimi letrar” me i plote per krimet e Stalinit ne Bashkimin Sovjetik
I rilexuar sot, rreth pesëdhjetë vjet mbasi është shkruar, ky roman godet në një shënjestër shumë të gjerë, të pakufizuar as në hapësirë as në kohë.