Arkipelagu Gulag 1 View larger

Arkipelagu Gulag 1

Aleksandr Solzenicyn A-002070

New product

Përshkrim i shkurtër

Shtepia botuese Fan Noli sjell te plote ne tre vellime sagen tragjike Arkipelagu Gulag, i cili kosiderohet si “investigimi letrar” me i plote per krimet e Stalinit ne Bashkimin Sovjetik

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli
ISBN9789928291073

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Fragment nga libri

Arrestimi! A nuk duhet thënë se ai do të bëhej kthesë rrënjësore në jetën tuaj? Ç’është kjo rrufe e drejtpërdrejtë kundër jush? Ç’është kjo tronditje e paperceptueshme shpirtërore, të cilën jo kushdo mund ta përballojë dhe që shpesh kalon në çmenduri?

Gjithësia ka kaq ëndrra, sa qenie të gjalla ka në të. Secili prej nesh është qendër e gjithësisë, por bota shkërmoqet, kur ju fishkëllejnë: “Jeni të arrestuar!”.

... Por truri i errësuar është i paaftë t’i përfshijë këto ndryshime të botës; edhe më të rafinuarit, madje edhe më të thjeshtët prej nesh në atë moment, nga e tërë përvoja e jetës, nuk janë në gjendje të shqiptojnë asgjë tjetër përveç se:

- Unë?? Për çfarë??

Pyetje që me miliona e miliona herë është përsëritur para nesh, por që asnjëherë nuk mori përgjigje. Arrestimi... është një kapërcim befasues dhe i menjëhershëm, një zhvendosje, një rishtresëzim i habitshëm nga njëra gjendje në tjetrën. Ju. Ju... jeni i arrestuar!

Dhe nuk gjeni dot as edhe një fjalë për t’u përgjigjur, përveç një blegërime të mekur.

- U – unë?? Për çfarë??

Ja çfarë është arrestimi: ai ngjason me shpërthimin verbues dhe goditjen, prej të cilave e tanishmja papritur zhvendoset në të kaluarën, kurse e pamundura shndërrohet në të tanishme me të drejta të plota.

.. Arrestimi tradicional... vazhdon akoma, pas shoqërimit të varfanjakut: brutalitet i paparë për disa orë me radhë në apartament. Kjo do të thotë: shkatërrim i orendive, shqyerje edhe flakje të objekteve të varura në mure; përmbysje të rafteve dhe tavolinave, grisje librash e dokumentesh, shkelje qelqurinash me çizme dhe pirgje me sende të hedhura mbi dysheme. Asgjë njerëzore nuk vihet re gjatë kohës së bastisjes.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages696
ISBN9789928291073
Shtëpia botueseАрхипела́г ГУЛА́Г
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNikolla Sudar
RomanSagë&Histori