Ne rrethin e pare View larger

Ne rrethin e pare

Aleksandr Solzenicyn A-008802

New product

Përshkrim i shkurtër

I rilexuar sot, rreth pesëdhjetë vjet mbasi është shkruar, ky roman godet në një shënjestër shumë të gjerë, të pakufizuar as në hapësirë as në kohë.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928063427

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ashtu si uniciteti i së keqes të viteve tridhjetë që tani vihet në diskutim nga ripërtëritja e ligjërimeve dhe urrejtjes që dukeshin të harruara përgjithnjë, ashtu dhe ai që duhet të ishte një denoncim i zjarrtë kundër përbindëshit të diktaturës komuniste, sot mund të rilexohet si një manual psikologjie i diktatorit, dhe funksionimit të makinës totalitare – frikë, paranojë, gënjeshtër, manipulim, dhunë, korrupsion, mëri, autarki dhe mediokritet – në emër të një pushteti që duhet përqendruar në pak, fare pak duar.

Nga Maoja te dinastia e Kim-ëve, nga peronistët amerikano-latinë tek ata birmanezë, nga satrapët afrikanë te rais-ët e Lindjes së Mesme, deri te sovranistët dhe populistët evropianë dhe amerikanë, në atë farsë të trishtë që, sipas Marksit, është gjithnjë përsëritje e historisë, himnizim i popullit për ta shndërruar në plebe. Diktatori ideal, si Stalini i Solzhenicinit, proklamon mediokritetin si model, përbuz shkencën dhe shpotit intelektualët me zakonin e tyre për të dyshuar, për të hezituar dhe stërholluar.

Për të e vetmja metodë për të kapërcyer një pengesë është ta eliminojë: ballafaqimi, dialogu, bindja, konkurrenca janë të panjohura për të, edhe sepse e di që në këto fusha është thjesht një humbës.

I njëjti Stalin i Solzhenicinit e di, e nuhat, se nuk është i vetmi: e vetmja qenie njerëzore ndaj të cilit kishte ushqyer një besim dhe një afri si i barabarti me të barabartin është Adolf Hitleri, dhe i përgjigjet kujt donte ta eliminonte duke thirrur: "Një socializëm pa të ishte fashizëm fund e krye!".

Data sheet

pages1004
ISBN9789928063427
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanSagë&Histori
I ri1