Mustafa Nano SR0001
New product
Shtysa që e çoi Adlin te islami, tundimi ndaj seksit, raporti me vdekjen, marrëdhëniet brenda familjes tipike shqiptare, lufta e brendshme dhe dallimet me personat e tjerë të të njëjtit besim, dhe sjellja ndaj të krishterëve, e shumë dilema të tjera të bashkëjetesës në një mjedisi si realiteti shqiptar, - që të gjitha këto vijnë në një rrëfim tejet provokativ të Mustafa Nanos, në librin “Selam Aleikum baba”. A jetojnë besimtarët shqiptarë realisht në Islam? Të gjitha idetë dhe zgjidhjet e Mustafa Nanos gjenden në romanin më të fundit të tij
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Saras | |
ISBN | 9789928152404 | |
Një titull shumë provokativ, ashtu siç di të provokojë Muç Nano. Bëhet fjalë për librin më të ri të tij, romanin Selam Aleiukun, baba”. Në hyrje të tij, autori ka zgjedhur dy vargje të Omar Khajamit, poetit pers të shek. XI-XII, përmes së cilave u bëhet apel myslimanëve që e kanë për zemër haxhillëkun në Mekë, që ta lënë haxhillëkun e të kthejnë vëmendjen nga vajzat.
“Një qind Qabera, o haxhinj, nuk vlejnë sa zemra e një çupe”, thuhet pak a shumë në ato vargje, që Nano i ka sjellë të përkthyera në anglisht e në shqip. Në shqip janë të përkthyera nga Fan Noli. Në kopertinën e prapme të librit është një pasazh nga romani, ku flitet për një shi “kuranik”. Po e japim të plotë këtë pasazh:
“Ishte i njëjti shi që binte qysh prej orëve të para të ditës, i dendur, i imët, dhe ishte aq i shtruar sa Adilit për një çast iu duk se nuk mbante mend të kishte jetuar, e nuk besonte se mund të jetonte, ndonjë ditë të jetës së vet pa këtë shi. ‘Si zor të reshtë ky shi, nuk ka pse, është kaq normal, jemi kaq rehat me të’, mendoi. ‘Një shi kuranik’, ia bëri me vete pas pak, pa e vrarë mendjen shumë mbi përpikërinë e shprehjes. Në fakt, një nga gjërat që i kishte mbetur në kujtesë pas leximit të Kuranit për herë të parë ishte shiu, që Zoti e përmend si një nga dhuratat më të bukura që Ai vetë i ka bërë njerëzimit. Nuk i kishte ndodhur që në një libër tjetër të përmendej shiu aq shumë. ‘Sikur Zoti ta kishte zgjedhur Profetin nga Këlni apo Kardifi apo Ch-ja, veç për shiun nuk do flitej’, iu kujtua atij t’i kishte thënë Ben Hoda.”
Adili është personazhi qendror. Ch është emri artistik i qytetit ku zhvillohen ngjarjet. Është një qytet në Shqipërinë e Mesme, është shprehur vetë autori.
Nano si publicist jo pak herë është vënë në qendër të vemendjes duke krijuar situate çmitizuese, më tepër se provokime “fetare”. Ndoshta ngacmuar shpesh edhe nga debatet publike i ka dhënë dorë për t’u sprovuar edhe në roman, duke lënë hapësirë për të tërhequr lexuesin drejt një bote që jo pak herë ka çuar në ngasje debatesh.
pages | 208 |
ISBN | 9789928152404 |
Shtëpia botuese | Saras |
Published year | 2016 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përmasat | 21x14 |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Një tjetër provokim nga Mustafa Nano?! Nga titulli duket i tillë, por është më shumë se vetëm një provokim, është një udhëtim në historinë e shqiptarëve që nga Ilirët e deri më sot, duke i parë shqiptarët jo vetëm në raport me veten, por edhe me fqinjët, në kërkim të arsyeve të konfliktit dhe në kërkimin e të përbashkëtave mes tyre