Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.
“Klubi i Bakllavasë”, libri që mbyll sagën e librave me detektivin osman, Jashim – nga shkrimtari dhe historiani anglez, Jason Goodwin. Aventurat e detektivit Jashim mbyllen me këtë libër, duke u dhënë përgjigje shumë pyetjeve që ngrihen në katër librat e parë të ardhur në gjuhën shqipe
Një nga pyetjet që biografët e Majakovskijt kërkojnë t’u japin përgjigje është pikërisht marrëdhënia e tij me aktoren Lili Brik, ndikimi që ajo pati në vargjet e tij. Botimet “Saras” sapo kanë hedhur në treg një biografi të Serena Vitales kushtuar poetit rus, e cila zbardh marrëdhiet e futuristit rus me gruan të cilës i dedikohen shumë ndjesi dhe vargje
Ajo ka rrëmbyer zemrat e miliona të rinjve kudo në botë… Një histori dashurie…muzike…ndarje…udhëtime e në sfond gjithnjë One Direction, jo vetëm si një frymëzim… Anna Todd shkrimtarja e re amerikane tashmë në gjuhën shqipe me librin e parë të një sage të paharruar
Eshtë një nga romanët më të bukur historik të shkruar vitet e fundit, nga historiani dhe shkrimtari i njohur anglez Jason Goodwin, tashmë mund të lexohet edhe në shqip nga shtëpia botuese Saras, nën përkthimin e Fari Laçkës.
Në librin "Portreti i Belinit", Goodwin dhe detektivi Jashim shpalosin aftësitë e tyre më të mira. Nëse doni vërtet të merrni arratinë nga kjo botë e sotme, e ftohtë dhe e mërzitshme, ky është libri që ju çon në një tjetër botë.
Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit. Libri shoqërohet në shqip me një parathënie nga kritikja dhe shkrimtarja e njohur...
Shtysa që e çoi Adlin te islami, tundimi ndaj seksit, raporti me vdekjen, marrëdhëniet brenda familjes tipike shqiptare, lufta e brendshme dhe dallimet me personat e tjerë të të njëjtit besim, dhe sjellja ndaj të krishterëve, e shumë dilema të tjera të bashkëjetesës në një mjedisi si realiteti shqiptar, - që të gjitha këto vijnë në një rrëfim tejet...
Ky libër i katërt i mistereve të Jason Goodwin që përfshijnë personazhin aq tipik, detektivin Jashim, e shpie lexuesin sërish në botën përrallore dhe ekzotike të Perandorisë Osmane të shekullit të 19-të
Ky libër nuk ka dyshim se do të zërë një vend të veçantë në radhën e përkthimeve cilësore të botuara deri tani, që i përkasin botës sportive. Lexoni “Topi është imi” dhe shihni si shpaloset hapësira e topit të rrumbullakët, si shikimi yt për botën italiane të futbollit shkrihet harmonishëm me pamjen e përftuar nga libri i Moggi-t. Lexim të këndshëm!