Mustafa Nano UE0130
New product
2 Items
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | UET Press | |
| ISBN | 9789928320278 | |
"Ribotimi i autobiografisë së Mustafa Nanos Hinterlandi i kuq më jep rastin ta veçoj këtë libër si një ndër krijimet më interesante dhe më me vlerë të tij. Libri shqyrton, nga një perspektivë retrospektive, kushtet dhe rrethanat jetësore të shoqërisë shqiptare përmes përvojave personale të autorit, portreteve të individëve të tjerë dhe përshkrimit të ngjarjeve të veçanta në një prej qyteteve provincialë të Shqipërisë – në Çorovodë (që ai, për ta impersonalizuar rrëfimin, e ka quajtur Ch) – në periudhën e fundit të atij regjimi që e kemi njohur si “socializëm shtetëror”, ose si “diktaturë e proletariatit”, gjatë së cilës autori dhe brezi i tij u rritën dhe u socializuan.
Hinderlandi i kuq është një rrëfim autobiografik i shkruar me mjaft realizëm dhe i pasur me sentimente të sinqerta. Ai nuk është aspak i rënduar me data dhe emra të panevojshëm, që do e bënin të bezdisshëm për lexuesin. Mjeshtëria dhe mënyra ekonomike e të rrëfyerit, kureshtja dhe interesimi, që autori pa shumë përpjekje i mban gjallë jo vetëm përmes narracionit të tij, por edhe përmes çdo fjalie, si dhe episodet e përshkruar në një mënyrë mjaft të gjetur―dhe me një gjuhë shumë realiste―e bëjnë këtë një libër të vërtetë, ndërsa rrëfimi i autorit është kaq i rrjedhshëm, i shtruar e tërheqës, sa të rrëmben e të bën të mos e heqësh librin nga dora.
Një libër i shkëlqyer nga njëri prej autorëve të mi tashmë më të preferuar."" - Prof.Dr.Fatos Tarifa"
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 304 |
| ISBN | 9789928320278 |
| Published year | 2020 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | Ribotim |
Shtysa që e çoi Adlin te islami, tundimi ndaj seksit, raporti me vdekjen, marrëdhëniet brenda familjes tipike shqiptare, lufta e brendshme dhe dallimet me personat e tjerë të të njëjtit besim, dhe sjellja ndaj të krishterëve, e shumë dilema të tjera të bashkëjetesës në një mjedisi si realiteti shqiptar, - që të gjitha këto vijnë në një rrëfim tejet...
Një tjetër provokim nga Mustafa Nano?! Nga titulli duket i tillë, por është më shumë se vetëm një provokim, është një udhëtim në historinë e shqiptarëve që nga Ilirët e deri më sot, duke i parë shqiptarët jo vetëm në raport me veten, por edhe me fqinjët, në kërkim të arsyeve të konfliktit dhe në kërkimin e të përbashkëtave mes tyre