Zonja Marta Ouli View larger

Zonja Marta Ouli

Sigrid Undset SB0046

New product

Përshkrim i shkurtër

Unë nuk i kam qëndruar besnike burrit tim, thotë Marta e Undsetit. Personazhi i këtij romani është një Martha si e Biblës, një grua që përkujdeset, por ajo është edhe një Martë e zakonshme, e cila diskuton në publik, që feston deri vonë dhe është e pavarur ekonomikisht.

More details

899 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN978 99943 51 14 5

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Marta është një grua që qëndron e pavarur ndaj të dyja botëve, asaj të burrit dhe të dashurit, por që në fund i braktis që të dyja. Pas vdekjes së të shoqit, ajo nuk martohet me të dashurin. Në këtë paradoks qëndron pjesërisht identiteti modern i personazhit kryesor të Undsetit. Por njëra anë e jetës nuk zë më asnjë vend në këtë identitet të ri. Pra, Zonja Marta Ouli vendos të jetojë pa një partner, që do të thotë, një jetë pa seksualitet dhe erotikë. Pranimi i idesë që erotika është pjesë e pandashme e jetës moderne dhe vendimi i personazhit kryesor për të jetuar pa asnjë partner, është kumti i dyfishtë i këtij romani. Historia e Martës mbaron midis tensionit të dëshirës për të qenë moderne dhe refuzimit të kësaj jete moderne. Zonja Marta Ouli është e gruaja e një shekulli më parë, por është një grua që jeton në ditët tona. Duket se asgjë nuk ka ndryshuar nga thelbi i vërtetë i gruas, mes sentimentit dhe modernitetit të saj të përjetshëm, që është thelbi i kërshërisë së këtij libri.

Data sheet

pages152
ISBN978 99943 51 14 5
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMyrteza Shini