Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.
Një roman që na kthen në të kaluarën tonë të afërt, në luftën e Kosovës dhe eksodin biblik të shqiptarëve për të shpëtuar nga më e keqja. Një rrëfim në vetën e dytë që na' flet dhe na bën vëzhgues e përkujtues gjatë leximit.
Dhimiter Pojanaku vjen me nje tjeter permbledhje poetike, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri. Ne kete botim Pojanaku sjell nje nivel te eperm te levrimit te poezise, duke u renditur mes poeteve bashkekohore shqiptare me cilesore.
Kersheria eshte nje deshire, nje nxitje, apo nje shtyse per te mesuar gjera te reja qe nuk i dime... Kur je femije, kesheria eshte gjithnje me ty, kur rritesh, kujtohu ta zgjosh!
“Asnjëherë të martën” është romani më i ri i gazetarit dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha ku fabulagërshetohet me intrigën që krijojnë ngjarjet dhe personazhet e librit. Kjo bën që ta lexosh me një fryme.
"Hoteli Arbëria", sjell portretin e çrregulluar shqiptar në kapërcyellin kohor nga diktatura gjysmëshekullore në demokraci dhe, raportin e lidhjet njëqindvjeçare Shqipëri – Kosovë. Në qendër të kësaj pjese të sagës do të jetë mësuesi Qazim Berisha, shqiptar i Kosovës, të cilit nga fundi i viteve pesëdhjetë, atij do t'i humbasë çdo gjurmë. Pas përmbysjes...
Elektra eshte nje nga veprat me te rendesishme te Euripidit dhe nje nder kryeveprat e letersise antike greke, ku rrok raportet mes vajzes dhe nenes atevrasese. Kjo tragjedi vjen ne shqip e perkthyer nga Aristotel Spiro.
Ky është një libër për dashurinë dhe pleqërinë. Do ta keni të vështirë të gjeni një xhevahir të tillë në bibliotekën tuaj
Skënder Buçpapaj, një prej zërave poetik që u shfaq në vitet 80 rikthehet me një vëllim poetik pas shumë kohësh. Ai ndodhet në emigrim prej vitesh dhe në këtë vëllim si nje reflektim i një bote mistike, në kërkim të thelbit të qenies, njëherësh me një nivel të lart të përdorimit të metaforës
Saimir Muzhaka është një zë i ri origjinal në prozën shqipe: Ky roman e ka kaluar testin e parë, duke u vlerësuar mes pesë projekt-ideve krijuese të përzgjedhura dhe mbështetura nga Ministria e Kulturës. Muzhaku sendërton realitet periferik të shoqërisë shqiptare, plot paradokse, duke përdorur natyrshëm teknika narrative të njohura si ato të mjeshtërave...
Libri i shkruar si një rrëfenjë e çuditshme nis me zbritjen e Zuke Kalimanit në Tivar dhe me çeljen e shtëpisë së parë publike në qytet nga ana e saj. Ngritja e një shtëpie publike trazon qytetin e çuditshëm duke i shtuar më tepër çudi dhe çmenduri qytetit.Në vepër turfullojnë disa personazhe, jeta e të cilëve përshkohet nga mendimet e tyre të çuditshme,...
Në romanin "Im atë donte Adolfin", dhjetë vjetët e para pas Luës së Dytë, pas kthesës së madhe historike shqiptare, kohë e fokusuar në rrëmin romanor të Mehmet Krajës, artikulohen përmes një dioptrie të veçantë, ndryshe nga rrëmi letrar i kësaj epoke në prozën tonë. Qëndrimi autorial ndaj historisë vjen si dehistorizim, përkatësisht si deepizim e si...
Vendosur në një Paris modern e urban, copëzat e prozës në këtë volum përmbajnë një eksplorim të mëtejshëm të terrenit që Baudelaire ka mbuluar në kryeveprën e tij në vargje, Lulet e së keqes: qyteti dhe mjerimi dhe pabarazia e tij, presioni i kohës dhe vdekshmërisë, dhe çlirimi që të japin kënaqësitë sensuale të intoksifikimit, artit dhe gratë.
Kur në shtëpinë e Vocit të vetvrarë shfaqet Vilzani, vëllai i tij, një debat lind mes tij dhe djemve të të ndjerit.
Kamyja në këtë formë të veçantë ripërshkon pjesë të rëndësishme të jetës së vet: fëmijërinë algjeriane, përvojat e hidhura të një periudhe të gjatë varfërie, gjërat e përditshme, miqësitë, traditat, ndjenjat, ëndrrat e jetuara mes një anonimie, ku nuk ekzistonte as e kaluara, as e ardhmja; prej nga ku ngrihet figura e një njeriu ideal, pikërisht “Njeriut...
Dashuri është një roman rreth jetës së disa grave dhe marrëdhënies së tyre me të ndjerin Bill Cosey.
Libri sipas botimit të pas vdekjes së autorit, të vitit 1833. - Në fund të bot. një katalog i veprave të cituara dhe shënime mbi tekstin.
Një përmbledhje e legjendave më të njohura ndër shekuj.
Libri i aktiviteve piratet eshte nje botim tejet zbavites sepse ka lojera me numra, me ngjyosje, labirinte, dhe shume gjera te tjera. Pasi te luaje femija juaj, do te kuptoni se ai jo vetem eshte kenaqur, por ka mesuar shume gjera.
Një koleksion i çmuar me përrallat më të paharrueshme për fëmijë
Një paketim me tetë libra të vegjël për fëmijët të cilët sapo kanë filluar te mësojnë fjalë e para.
200 faqe me dieta të thjeshta e të personalizuara. Dieta bimore, të ekuilibruara, disintoksikuese, antialergjike.
BIG NETI DO T’UA KALOJË TË GJITHË TË TJERËVE! Do të fitojë apo do të humbë Neti? Do të arrijë atë që do, apo do të dështojë? Apo, do të përfundojë PËRSËRI... në dhomën e dënimit? Por, nuk do të jetë e lehtë. - Ai ka përballë Xhinën, armiken e tij të përhershme, e cila mund të prishë gjithçka!