Mos harro te me kujtosh View larger

Mos harro te me kujtosh

Liridon Mulaj A-005673

New product

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928313324

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Si në gjysmë ëndërr përjetova lumturinë e fëmijëve, që luanin në oborrin e atij fshati fqinj ndanë rrugës. Dritat e semaforit që fikeshin e ndizeshin. Nëpër kllapi më vargëzoheshin fragmente përjetimesh të gjalla, që ndërthureshin me skena të pajetuara më parë, fryt i dëshirës e peng i mundësisë.

Mandej kujtimet zhvendoseshin buzë një lumi, rrethuar me zallishte ku bretkosat e vogla hidheshin me dembeli nëpër gurë dhe vuanin nga thatësira. Mbi rrëpirën e dheut të lagur, ngrinin krye shtëpitë e fshatarëve, të lyera me gëlqere e rrethuar me gardh prej teli. Mandej përnjëherë, gjendesha në qytet, teksa bridhja rrugëve me Ninon e vogël, e ku askush nuk pyeste për zhurmën që krijonin përplasjet e miliona këpucëve në trotuare.

Më pas Nino zhdukej, dhe era që frynte krijonte boshllëqe, ku mungesa bëhej dhe më e dhimbshme. Fytyra që qanin, ngërdhesheshin e qeshnin si të harlisur në atë simfoni të çmendurish.

Gjithçka ngjante si një rrotullim rreth vetes në një dhomë të veshur me pasqyra asimetrike, ku këmbët pasqyroheshin më të mëdha; koka e hollë dhe veshët që gati s’dukeshin, i jepnin portretit tim një hije marroke, si për të vërtetuar se jeta i ngjante më fort një eksperimenti laboratorik, sesa një rrjedhe normale.

VLERESIME

Një “Goditje narrative” e ndarë në minisekuenca të vetëmjaftueshme për të qenë rrëfime të llojit të shkurtër. Një rrethrrotullim emotiv, ku fillimi është harresa vetanake e pika fundore ajo kolektive. Në këtë kulm nis lufta, që pjell vdekjen…

Djaloshi Tador end rrëfimin në vetën e parë brenda qarkut të mbyllur të kotësisë e ishullimit, ndërsa rrjedha e subjektit krijon hapësirën metatekstuale njerëzore e shoqërore.

“Mos harro të më kujtosh”- ky titull dikotomik kontrastual, në thelb është grishja për t’u dashur, ashtu si më parë “I Pakuptuari” e “Kërkohet një vrasës”, dy thirrje të forta ekzistenciale autoriale e jo vetëm…

Prof. Dr. Erenestina Gjergji Halili

                                         

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages128
ISBN9789928313324
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik
I ri1