Njeriu i pare View larger

Njeriu i pare

Albert Kamy BDR114

New product

Përshkrim i shkurtër

Kamyja në këtë formë të veçantë ripërshkon pjesë të rëndësishme të jetës së vet: fëmijërinë algjeriane, përvojat e hidhura të një periudhe të gjatë varfërie, gjërat e përditshme, miqësitë, traditat, ndjenjat, ëndrrat e jetuara mes një anonimie, ku nuk ekzistonte as e kaluara, as e ardhmja; prej nga ku ngrihet figura e një njeriu ideal, pikërisht “Njeriut të Parë”.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan

750 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ndër hedhurinat e automobilit, në të cilin Kamyja gjeti vdekjen, kishte mbetur edhe një dorëshkrim me korrigjime, variante e fshirje: kalkulime, që përbëjnë arkitekturën origjinale të “Njeriut të Parë”, mbi të cilin e bija, Katerinë Kamy, pas një pune filologjike tepër të lodhshme e të përpiktë, rindërtoi tekstin e këtij botimi.

Në roman shquhet lehtësisht një narracion i fortë, mallëngjyes dhe mbi të gjitha autobiografik. Është një vepër e bazuar në një rikthim pas, duke na folur shumë mbi autorin dhe gjenezën e mendimit të tij.

Nëpërmjet mbresave dhe emocioneve të protagonistit, i cili, nga dëshira për të gjetur kujtimin e të atit, të zhdukur gjatë Luftës së Parë Botërore, kthehet në Algjeri për të kontaktuar me ata njerëz, të cilët kishin njohur të atin e që ndoshta ishin ende gjallë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages186
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAjsela Koka
RomanAutobiografik