Ca pika shiu ranë mbi qelq është titulli i një libri me përmbledhje poetike e poezive më të zgjedhura të shkrimtarit Ismail Kadare.
"Ftesë në studio" është botuar për herë të parë kur Shqipëria ishte ende komuniste. Libri u dorëzua për shtyp në pranverë të vitit 1990, në prag të ngjarjeve tronditëse, në zhvillimin e të cilave, ai ka luajtur, pa dyshim, një rol.
Dëshmitë e Ismail Kadaresë janë tepër të rëndësishme: ato përshkojnë një zonë të panjohur, një despotizëm ballkanas, saktësojnë detajet e një diktature dhe hedhin dritë mbi mizorinë e një tiranie, parë me syrin e një njeriu që e ka vuajtur këtë tirani.
"Bisedë përmes hekurash", është seri letrash të shkëmbyera mes Kadaresë dhe Ukshin Hotit në vitet kur Ukshin Hoti mbahej në burg nga shteti serb. Ky libër ka vlerë të vecantë për faktin se tregon hapur qëndrimet e Ukshin Hotit për kombin shqiptar, për shtetin e Kosovës etj., qëndrime të cilat çuan edhe në prangosjen e Ukshin Hotit nga regjimi serb i...
Ky botim përmban dy drama të Martin Camaj: “Loja e mbasdrekës” dhe “Kandili i argjandit”
Duke lexuar "Vuajtjet e djaloshit Verter" ne sikur nxitemi për ta parë të dashurën e Verterit, Sharlotën, si një grua pasive dhe të pafajshme. Butësia dhe sinqeriteti i saj na duken të pakritikueshme dhe veprimet e shumta që ajo kryen, ndihmojnë që në mendjen e lexuesve të krijohet një përshtypje shumë e mirë për të.
Ky vëllim përmban pjesë nga ciklik “Kangë të vjetra” dhe “Pleqnime më vete”
“Te ‘Përbindëshi’ gjendet ndoshta diçka nga imazhet që reflektojnë pasqyrat kohë pas kohe”, shkruan Kadare. Pa vetëdije ai ilustron në këtë roman koncepsionin aristotelian të kohës. Në mjegullnajën romaneske të shkrimtarit, kjo punë përbën veçantinë e “Përbindëshit”, edhe pse me “Spiritusin” ai do ngjizë përsëri kohën në mënyrë krejt të ndryshme.
Qorrfermani”, shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela “Ëndërr mashtruese”, më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë. Si vëllim më vete pa dritën në vitin 1999.
Përmes shënimeve të një gruaje të re dhe të dashuruar, lexuesi zbulon"sekretet" e jetës së shkrimtarit rus Fjodor Mihailoviç Dostojevski. Janë "Fletoret e fshehta të gruas së re të Dostojevskit", botuar nga shtëpia botuese "Onufri", sipas shqipërimit të Helena Kadaresë, që tregojnë se si ishte një ditë e zakonshme e autorit të romaneve "Idioti" apo "Krim...
Një libër per ato gra që Igor Damaskin i ka emërtuar me një togfjalësh Perëndëshat e spunazhit. Ia fillon me Ema Hamilltonin, kujtimi i së cilës mbërrin qysh nga fundi i shekulli i XVIII, për tu afruar, në vitet prej nga edhe mund të ketë dëshmitarë të gjallë, sidomos ato që kanë të bëjnë me luftën e dytë botërore e më pas me luftën e ftohtë. Sigurisht,...
Mbreti Lir i stepës, një histori e shkurtër nga Ivan Turgeniev, u publikua në vitin 1870. Autori ka bërë një adaptim të tragjedisë së famshme të Shekspirit, Mbreti Lir.
Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit Luftëtarë kundër harresës së Ikonës kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...
Ashtu si eseja për Eskilin është, pak a shumë, një pasqyrim i fatit të Kadaresë, këto mendime për Prometheun modern shkojnë drejt një refleksioni për rolin e artistit e të shkrimtarit, që, nëpërmjet veprës së vet, i jep një pasqyrë njeriut të përjetshëm dhe i ruan kujtesën përballë atyre që duan ta nënshtrojnë e ta fusin nëpër kallëpe.
Ky është një vëllim me tregime, shumica e tyre të shkruara gjatë vitit 90, por që kanë zanafillën në subjekte të shkruara më parë apo të përpunuara. Këtu vjen mjeshtëria e Kadaresë si tregimtar
Një eksplorim në botën e brendshme të gruas, që del përtej arketipeve të vëzhgimit, që të çon në botën e nëndheshme, me një narracion modern - shfaqet kjo përmbledhje me tregime e autores Mimoza Kuchly, e cila prej dy dekadash jeton mes Francës dhe Shqipërisë.
Samanta Schweblin, një prej zërave më të rinj të gjuhës spanjolle, i përkthyer për herë të parë në shqip, krijon një aurë kërcënimi të çuditshëm psikologjik dhe një realitet të pazakontë në këtë roman tërheqës, tmerrues e të ngjeshur.
“Nëna ime? Më e ëmbla e nënave, më e dashura, më e mënçura, më e qeshura e më kurajozia. Ky është rrëfimi i zakonshëm i shkrimtarëve kur kujtojnë fëmininë dhe rininë e tyre. Por ka përjashtime, veçanë-risht nga Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar. Nëna e tij? Një kukull. E brishtë, e lehtë si një kukull letre”
Kush dëshiron të jetojë për mrekulli në një shtëpi, të veshë rroba të bukura e të pastra, t’ia kalojë mirë e bukur e të shkojë për çdo ditë në shkollë? Ndoshta të gjithë, përveç djaloshit Hakëlberi Fin.
Në këtë tekst kërkohet lumturia. Në përgjithësi, është histori e çiftit shqiptar të pasviteve ’90, kur kuptimi i lumturisë ndryshoi krahasuar me epokën paraardhëse. Me ardhjen e lirisë së individit, epokë që e quajmë e demokracisë, ky çift kërkon mënyrat e veta për të hasur lumturinë, ndryshe nga individi i epokës totalitare. Teksti është bazuar në dy...
Marquez është po aq mjeshtror sa në prozën e gjatë edhe në gjininë e reportazhit, pasi kryeromancieri i shek. XX I kushtoi jetën gazetarisë. Ndonëse me vonesë, ky është rast brilliant për të njohur një tjetër majë të Marquez, e aq më tepër reportazhet që ai ka shkruar për Lindjen komuniste, pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria. “Unë nuk doja të njihja...
Nga shkrimtari shqiptar që prej vitesh është përfshirë në short-list për çmimin Nobel vjen një prozë hipnozë rreth Egjiptit të lashtë, një vepër që është në të njëjtën kohë një roman historik dhe një eksplorim i tmerrin të pushtetit shtetëror absolut.
Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile". Titulli i veprës duhet të lexohet, pra, si gruaja - breshkë" ose "breshka - trëndafile", përpunohet mbi motivin. Natyra e veprës...
Botimi i librit poetik "Ca pika shiu ranë mbi qelq" të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar.
Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.
Pas pesë vëllimeve me poezi, Axhami vjen me përvojën më të mirë të saj deri më tani, me kulminacionin poetik, me përsosje të teknikave poetike, dhe me përvetësim të ndjesive më të thella shpirtërore dhe kolektive
“Katër përkthyesit” përshkruan prishjen që ndodhi më 1961 midis Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Bashkimit Sovjetik. Përmes dëshmive të pabotuara më parë dhe duke u mbështetur mbi një anketë të gjerë dhe shumë të saktë, ky tregim paraqet tablonë befasuese të një periudhe shumë të rëndësishme të historisë së komunizmit. Përkthyesi dyshohet për tradhti: të...
Oliver Tuisti është një djalë jetim dhe i varfër, të cilin e trajtojnë egërsisht në një strehë vorfnore. Pa asnjë kacidhe dhe i uritur, ky merr rrugën për Londër, po bëhet viktimë, duke rënë nën kthetrat e një bande grabitësish e xhepavjedhësish, që kryesohej nga krimineli Fexhin. Pas miqësimit me një zotëri bujar, në kohën kur burri bie pre e vidhet nga...