Jubileu i shiut të çmendur View larger

Jubileu i shiut te cmendur

Skënder Buçpapaj BO0243

New product

Përshkrim i shkurtër

Skënder Buçpapaj, një prej zërave poetik që u shfaq në vitet 80 rikthehet me një vëllim poetik pas shumë kohësh. Ai ndodhet në emigrim prej vitesh dhe në këtë vëllim si nje reflektim i një bote mistike, në kërkim të thelbit të qenies, njëherësh me një nivel të lart të përdorimit të metaforës

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Skënder Buçpapaj e përfshin të gjithë leksikun e gjuhës shqipe, në mënyrën më elegante supreme, mjeshtër i metaforave dhe asosacioneve, mjeshtër i figurave të kuptimit e shqiptimit poetik, mjeshtër i kontrasteve, duket se i ka shterur të gjitha fjalët e kësaj jete, asnjë objekt i kësaj bote s’ka mbetur jashtë orbitës së poetit pa u përmendur, emër për emër, gjithë universi është brenda, universi i natyrës dhe universi i shpirtit të njeriut, sa vjen një moment kur duket se vargjet i shkruan subkoshienca e poetit në një dëlir e jerm niçean, shumë afër cakut e kufirit ku poeti vë në dyshim vetveten a është njeriu apo është vetë Zoti.

ELIDA BUÇPAPAJ

Me figuracionin e freskët, të pasur dhe origjinal, kjo poezi arrin gjithnjë të na befasojë.

SULEJMAN MATO

Poezia e Buçpapajt dëshmon për qëndrueshmërinë e tij por edhe për tërë atë energjinë, të cilën rrallë mund ta ketë gjithkush për të bërë ndërlidhjen në mes të unit dhe jetës, e aq më tepër, kur kemi parasysh se asnjëherë nuk jetohet pa begatinë e filozofisë së jetës.

SEJDI BERISHA

Skënder Buçpapaj shkruan në frymën moderne, sado që ngjarjet na duken krejt reale, me emra të njohur, me toponime të njohura, ato i janë nënshtruar një frymëzimi karakteristik, të veçantë dhe një dore të sigurt artistike.

Prof. Dr. XHAVIT ALIÇKAJ

Skënder Buçpapaj është poet i lindur!

PETRO MEJDI

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages160
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1