Bartesi i shpirtrave te perzene View larger

Bartesi i shpirtrave te perzene

Adil Olluri A-005599

New product

Përshkrim i shkurtër

Një roman që na kthen në të kaluarën tonë të afërt, në luftën e Kosovës dhe eksodin biblik të shqiptarëve për të shpëtuar nga më e keqja. Një rrëfim në vetën e dytë që na' flet dhe na bën vëzhgues e përkujtues gjatë leximit.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928313324

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një rrëfim në të cilin i shohim ecejaket e njeriut tonë, zgripin e tij ekzistencial, frikën e tij të zakonshme në një kohë të pazakonshme, vullnetin e tij të paepur për ta shpëtuar veten dhe më të dashurit e tij nga ploja e përgjakshme. E pikërisht ploja e përgjithshme është në sfond të romanit, ndërsa peripecitë e individit, qytetarit të rëndomtë, njërit prej nesh, janë në qendër të tij.

"Bartësi i shpirtrave të përzënë” është një vepër që na vjen me një dimension human të portretizimit të luftës. Ai na flet për luftën pa heroizëm, pa patetikë, por me një çiltërsi dhe natyrshmëri të rrëfimit. Falë vetës së dytë (tepër të vështirë), Adil Olluri ka mënjanuar tendencën bajate të ekzagjerimit dhe patetikës heroike, duke i lënë vend projektimit të llahtarit, disiplinimit të tij të pamundshëm në një udhëtim eksod me trenin e vdekjes. E vetmja heroikë është të presësh vdekjen në mënyrë dinjitoze, njerëzore, në një orë të ligë kur nënvetëdija të kthen së prapthi, si astar xhakete. Atëherë nuk kuptohet më a je në realitet apo në kllapinë alegorike të vdekjes. Kufiri është i padallueshëm: makthi uniform i kufirit midis. Njeriu ka vdekur dhe është ringjallur nga hiri i frikës. Dhe kjo përvojë përcillet në roman pa efekte që do ta dëmtonte organicitetin natyral të veprës.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages130
ISBN9789928313324
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori
I ri1