Agron Tufa BO0217
New product
Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.
10 Items
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928435460 | |
Koment nga Artan Fuga Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve. Zakonisht atje, sikurse në folklor, në trashëgiminë tonë letrare, gjejmë një vështrim heroik të kësaj marrëdhënieje, por ama të cekët. Viktimat mund të simbolizojnë një femër, një fëmijë, një njeri të dobët në personalitet, një shtresë të caktuar shoqëruar, gjithë kombin, Atdheun. Sidomos në kulturat patrimoniale, kombi, populli dhe atdheu të shtypur dhe të keqtrajtuar kuptohen simbolikisht si një femër, motër, nënë, e dashur e përdhunuar. Viktimat vriten, gjakosen, keqtrajtohen nga dhunuesi, i cili simbolikisht mund të përfaqësojë një maniak seksual, një diktator, një paranojak, një pushtet të korruptuar. Ato dalin të mbrojtura nga njerëz heronj të pastër moralisht, nga intelektualë, nga rezistues, nga të dashuruar erotikë pas viktimës, nga kontestatorë idealistë të dhënë pas kauzës së drejtësisë, nga OJQ që mbrojnë të drejtat e individëve, etj. Pothuajse në çdo rast, pas shumë përpjekjesh, pas disfatash, pas humbjesh të dhimbshme, dalëzotësi, në këtë lloj letërsie, e mund dhunuesin dhe pasi merr hak duke rivënë në vend drejtësinë, e shpëton viktimën që i mbetet për jetë mirënjohëse atij. Sigurisht i jemi mirënjohës Servantesit të madh për thyerjen magjistrale që i ka bërë skemës së marrëdhënieve të ngurta midis dhunuesit, viktimës dhe dalëzotësit. Pa e mohuar realitetin e skemës së mësipërme, duhet thënë se marrëdhënia në fjalë është shumë më e gjerë sesa kaq. Mund të ndodhë që mbrojtësi i del për zot një viktime ndonjëherë imagjinare, që në fakt, duke mos u ndjerë asfare viktimë, ka të drejtë të druhet më tepër nga mbrojtja e ofruar sesa nga vetë rreziku real që i vjen prej një persekutori. Ndërsa dhunuesi i viktimës ndonjëherë nuk ekziston veçse në fantazinë e dalëzotësit të saj, i cili për t'i dhënë kuptim jetës së vet, për të shuar deliret dhe për të hyrë në histori, prodhon një dhunues imagjinar duke luftuar kështu me mullinjtë e erës. Dalëzotësi i ekzaltuar në këtë rast gabohet edhe prej dëshmitarëve dhe ndjekësve të veprave të tij sepse ata në vend t'i thonë "Ej zgjohu!", i flasin në atë mënyrë që i shkon për shtat universin imagjinar të tij duke e shtyrë edhe më keq drejt irreales. Dalëzotësi humbet kështu çdo lloj mundësie verifikimi të vetes së vet. Të gjithë pasuesit e tij, Sançot, e ndjekin pas, ca për forcë zakoni, ca për qëllimet e tyre të vogla, ca se nuk kanë se me çfarë të merren tjetër, dhe ca duke nënqeshur me djallëzi të fshehtë ndaj zotërisë së tyre. Mendoj se duhet t'i jemi shumë mirënjohës edhe shkrimtarit me talent krejt të veçantë Agron Tufa sepse në romanin e tij të mrekullueshëm "Dueli", na paraqet estetikisht një spektër shumë të gjerë dhe të ndërlikuar marrëdhëniesh midis dhunuesit, viktimës dhe mbrojtësit të saj, që i ka munguar mizorisht jo vetëm letërsisë shqiptare, por edhe kujtesës sonë kolektive që ka qenë shpesh e idologjizuar.
| pages | 184 |
| ISBN | 9789928435460 |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Numri i botimeve | I parë |
Poezia e Arb Elos është unikale e ngjeshur me fjalë e ide, me metafora të fuqishme që përthyhen në mijëra figuracione/ figurina brenda prizmit të Un-it, "njëshit që është pafund herë shumë zerosh" Uni-versi i secilit pasqyrohet kokëposhtë e shkrihet Un-iversi i Madh un-itetin. Mirazh është një eksperiment poetik që ia shton vlerat poezisë tonë
Duke na ofruar një udhëtim sa perceptiv aq edhe emocional në vargjet e tij, Tufa na ofron lexime brenda lekurës së njeriut që shpesh e përdor si shtrojë të ndjesive të veta autoironinë. Nuk synon magjepsjen, por të menduarin. Kërkon Sizifin për të ringritur gurin e jetës, edhe në qoftë se do ta shohim duke u rrokullisur sërish. Ky libër u shpall më i miri...
Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.
Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë Gorki 1994-1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX, në UT. Ka botuar fillimisht poezi, ese, përkthime,...
Personazhi i Agron Tufës, përmes një dueli real dhe metaforik vihet në kërkim të vetvetes drejt shpalimit të shtresimeve të identitetit moral, psikologjik, drejt profilit shpirtëror.
Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani "Mërkuna e Zezë " i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër, që me një hap të shpejtë e pa shumë stërhollime (në plan të parë) eksploron atë pjesë të thellë mistike që kanë gratë përbrenda, e cila fillon nga mitra...
"Një përmbledhje e autorëve të ndryshëm mbi historinë, arkeologjinë, kulturën dhe traditën dibranë, shoqëruar me një hyrje nga Agron Tufa.
Një libër me ese kulturologjike ku shkrimtari trajton raportet e tij me fëmijërinë, vendlindjen, kulturën, traditën, ideologjinë, gjuhën, historinë dhe artin e të shkruarit. Përmes stilit të tij ekspresiv, dinamik e sugjestiv, Tufa në këto ese bën një guidë meditative nëpër stacione të trazuara të së shkuarës dhe bashkëkohësisë dhe në sëmundjet e...
Monografia “Letërsia dhe procesi letrar në shekullin XX” synon të përmbushë një njohje sa më përfaqësuese të peizazhit europian e më gjerë në kulturat letrare përgjatë shekullit XX.
Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes.
Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.
Romani i fundit i shkrimtarit Agron Tufa, “Arratia e fundit e Baltazar Ketës”, është një roman-baladë, një roman-mit, me heronj plot ëndrra të bukura e të sëmura, që rravgojnë drejt së pamundurës, midis një realiteti dhe sfondi shoqëror depresiv.
Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani "Mërkuna e Zezë " i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër, që me një hap të shpejtë e pa shumë stërhollime (në plan të parë) eksploron atë pjesë të thellë mistike që kanë gratë përbrenda, e cila fillon nga mitra...