Qyteti plak View larger

Qyteti plak

Saimir Muzhaka BO0237

New product

Përshkrim i shkurtër

Saimir Muzhaka është një zë i ri origjinal në prozën shqipe: Ky roman e ka kaluar testin e parë, duke u vlerësuar mes pesë projekt-ideve krijuese të përzgjedhura dhe mbështetura nga Ministria e Kulturës. Muzhaku sendërton realitet periferik të shoqërisë shqiptare, plot paradokse, duke përdorur natyrshëm teknika narrative të njohura si ato të mjeshtërave të mëdhenj të prozës moderniste si; Franc Kafka, George Orwell, Ismail Kadare apo Kasem Trebeshina

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928226822

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Dikur në Berat ka ndodhur një tërmet, i cili vjen si prolepsë narrative e realitetit të ditëve tona. Geraldi vendos të kthehet nga Tirana në vendin e tij të lindjes pas dy vitesh mungese. Atje e pret e ëma, Ema e cila shpreson që një ditë djali të rikthehet në familje, dhe të gjejë një punë në Berat. Por çfarë ndodh me të?

Pas këmbënguljes së vazhdueshme të së ëmës, dhe me ndihmën e kushëririt të tij, Geraldi vendos të bëhet pjesë e një programi të Bashkisë së qytetit.

Në qytet kishin ndodhur tre ngjarje tragjike: Tre të rinj kanë vdekur në rrethana misterioze dhe Geraldi bëhet pjesë e punës në një ekip për të zbuluar vdekjet misterioze.

Rrugëtimi për të zbuluar vrasjet sjell edhe jetën plot paradokse dhe absurditete të qytetit, tek i cili ka vdekur shpresa. Kësaj radhe mjedisi përjeton një tërmet të brendshëm, një zhbërje të individit dhe një asgjësim të jetës. Të gjithë duan të ikin nga qyteti një orë e më parë.

Edhe dashuria e Geraldit dhe Relën është pjesë e kësaj zhbërje: Ajo e jep trupin me të vetmin kusht; që të largohet nga qyteti drejt Tiranës, dhe për ta realizuar një gjë të tillë shpreson tek i dashuri i tij. Por, kundër kësaj lidhje është Ema, e ëma e Geraldit, sipas së cilës Rela nuk ishte femra e duhur.

Misteri mbetet i përhershëm në qytet dhe askush nuk zbulon historitë e vdekjeve të të rinjve, të cilat shtohen më tej në përpjekjen e tyre për t’i shpëtuar këtij realiteti. Viktimë mbetet në fund edhe Geraldi, pasi nuk zgjidh dot dilemën e qëndrimit në Berat apo largimin drejt kryeqytetit, vendi i ëndërruar për këdo prej të rinjve.

Saimir Muzhaka ka trajtuar një realitet që nuk ndihet fort në letërsinë shqipe: atë të jetës së përditshme në periferi të shoqërisë shqiptare. Këtë gjë e përcjell me mjeshtri, duke u ndalur në detaje të imta, personazhe të ndërlikuara psikologjikisht, ngjarje absurde, zakone dhe besëtytni të prodhuara si mutacione mes traditës dhe modernitetit.

Data sheet

pages163
ISBN9789928226822
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller
I ri1