Nikoll Loka, Nikolin Kurti A-000889
New product
Libri “I lumi Dom Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës martire” nuk është thjeshtë një biografi për një prift, por një tekst hulumtues që përpiqet të konstruktojë siç duhet aspekte të historisë tonë; përplasjen e madhe mes regjimeve genocidiste serbe dhe komuniste me kishën katolike, ideologjisë dhe fesë, dhe mbi proceset e ndërlikuara të mbijetesës së përbashkët të shqiptarëve dhe fesë së Krishtit ndër shekuj, parë në këndvështrimin e jetës së një martiri.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | ISKPK | |
ISBN | 9789928168979 | |
Libri nxjerr në dritë në mënyrë tërësore figurën komplekse të Dom Shtjefën Kurtit, përmes burimeve të shumta arkivore, kërkimeve, dëshmive, analizave, dokumenteve dhe vlerësime që i kanë bërë institucione dhe personalitete kësaj figure. Shumëllojshmëria e burimeve ia shton besueshmërinë librit dhe e çon në vendin e caktuar kontributin e të Lumit Shtjefën Kurti, për ngritjen shpirtërore, sociale dhe kulturore të shqiptarëve këtej dhe andej Drinit.
Duke shfrytëzuar burime të shumta arkivore, profili i Dom Shtjefnit si klerik dhe si atdhetar na vjen si meshtar i suksesshëm (shih misionet e tij në Ferizaj të Kosovës, në Gurëz të Kurbit dhe në Tiranë, si drejtues i komunitetit katolik); si organizator i jashtëzakonshëm i grigjës katolike (pasi e ktheu Kishën edhe në një qendër kulturore përmes ngritjes së kinemës, teatrit, aktivitete sportive) por edhe si humanist (përmes aktiviteteve bamirëse dhe mbështetjen e femrës shqiptare).
Por, ky është vetëm një aspekt i këtij libri. Pjesa tjetër, që ka peshë të rëndësishëm është edhe informacioni i bollshëm, i përpunuar për ngjarje dhe vende me të cilat lidhet edhe jeta e protagonistit të kësaj biografie. Shqyrtimi i raporteve të kishës katolike dhe besimit tek shqiptarët, përkes analizimit të zhvillimeve historike dhe politike në treva të Kosovës, si Prizreni, Ferizaj, Gjakova, por edhe në Shqipëri, si në Durrës, Kurbin, Tiranë, Krujë, Gurëz, etj., mbetet ndër kontributet më të çuara që sjell ky libër.
Ky libër ka natyrë të theksuar hulumtuese, gjë që ia rrit vlerat. Në këtë botim vijnë edhe dokumente/artefakte të rëndësishme për historiografinë shqiptare, të tilla si: Promemoria për genocidin serb në Kosovë, letra që Dom Shtjefën Kurti i dërgon Papa Piu XII për krimet që sistemi komunist po bënte ndaj kishës, klerikëve dhe besimtarëve katolikë, dosjet e marra nga autoritetet shtetërore për survejimin e aktivitetit të tij (dokumentet e Arkivës së Ministrisë së Brendshme), dosjet hetimore, vendimet e gjykatës, dëshmitë e Hajredin Fugës, ish-prokuror i Krujës dhe Jani Vasilit, anëtar i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, dokumentet dhe kërkesat e kancelarive të huaja për lirimin e Dom Shtjefën Kurtit, artikujt në mediat vendase dhe të huaja në lidhje me të, etj.
Një ndër meritat e këtij libri është edhe trajtimi i çështjeve kritike dhe të shumëdebatuara si roli i klerit katolik gjatë pushtimit nazi-fashist në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, marrëdhëniet e kishës katolike me mbretërinë e Zogut apo me regjimin komunist, si dhe çështje që lidhen me raportet mes klerit katolik vendas dhe të huaj. Këtu ka shumë debate, mendime të kundërta, por autorët sjellin një këndvështrim të tyrin, duke i shoqëuar argumentet që shtrojnë edhe me dokumente dhe dëshmi të kohës.
Leximi që autorët e këtij libri i bëjnë të Lumit Shtjefën Kurti, kishës dhe besimit të krishterë, historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve, është një kontribut i çmuar në serinë e botimeve të kësaj fushe. Por, ky libër dhe shumë botime të tjera kanë nevojë për lexues; kanë nevojë për tu lexuar; duhet të jenë pjesë e dijeve që ndahen në shkollë dhe shoqëri. Kjo mënyrë sesi ne i qasmi të kaluarës me momentet dhe protagonistëve të saj duhet të bëhet pjesë e perceptimit dhe konstruktimit të historisë tonë.
pages | 520 |
ISBN | 9789928168979 |
Redaktori | Valbona Jakova |
Published year | 2018 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
History | Albania |
I ri | 1 |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.