Historia e Zvicres View larger

Historia e Zvicres

Thomas Maissen BDI0341

New product

Përshkrim i shkurtër

Përmes këtij teksti kompakt të "Historisë së Zvicrës", historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme, e pritur prej kohësh. Bazuar në përfundimet më të reja kërkimore dhe me një stil të rrjedhshëm, ai paraqet lindjen e Konfederatës Zvicerane, vazhdimësinë e saj të jashtëzakonshme, por edhe përthyerjet e saj të shumta deri në të shkuarën më të afërt.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103581

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Me kthjelltësi, ai shqyrton formimin e besëlidhjeve dhe lindjen e sagave, përse Konfederata e përçarë nga ana fetare nuk u shpërbë gjatë Reformës, në çmasë ishte e nevojshme lufta e Lidhjes së Veçantë për lindjen e një shteti federal më 1848, përse Hitleri nuk e pushtoi Zvicrën në qershorin e vitit 1940 dhe si kërkon Zvicra në fillim të shekullit të 21 të gjejë vendin e vet në arenën ndërkombëtare. Interpretimi i historisë zvicerane vitet e fundit ka qenë mjaft i debatueshëm në Zvicër, por është shqyrtuar në mënyrë kritike edhe jashtë vendit. Cilido që dëshiron të marrë informacionin thelbësor që ofron niveli aktual i dijes, do ta gjejë këtu atë që kërkon. I shkruar me një gjuhë të kuptueshme, ky libër ofron një tablo, e cila i paraqet rendin e sotëm politik të Zvicrës, vështirësitë dhe shanset e saj që në rrënjët e veta historike. Thelbësorja, krejt ndryshe. Krejt e ndryshmja, në thelb. Historia e madhe dhe krejt e veçantë e Zvicrës e ka gjetur historianin që meriton. Pikërisht Thomas Maissenin. Roger de Weck, publicist

Data sheet

pages304
ISBN9789928103581
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGenc Lafe