Øivind Stenersen, Ivar Libæk BDI0336
New product
"Historia e Norvegjisë. Nga epoka e akullnajave deri në ditët tona" është shkruar për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për historinë e këtij vendi dhe popullit të tij. Ky vëllim, i pasur me ilustrime, shërben për të dhënë një tablo të qartë të zhvillimit kulturor dhe shoqëror në Norvegji - duke filluar nga koha kur njeriu i parë nisi të jetojë në këtë vend, thuajse 12 000 vjet më parë, e deri në ditët tona.
10 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928426024 | |
Kombinimi i tekstit me harta, ilustrime dhe diçitura i ofron lexuesit larmi, njohuri dhe mundësi për të depërtuar edhe më thellë në ngjarje e fakte. Në këtë rrugëtim të gjatë nëpër histori, lexuesi do të takojë figura të njohura, si: mbreti Olav, mbreti i shenjtë Kristiani IV dhe mbreti Hakooni VII, si dhe mijëra personazhe të tjera jo aq të njohura, që ndërtuan Norvegjinë. Libri është mbështetur edhe në punën e disa historianëve norvegjezë; ai është sa stimulues aq edhe ndihmues për cilindo që ka kureshtjen të njohë Norvegjinë që është sot.
| pages | 240 |
| ISBN | 9789928426024 |
| Published year | 2015 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Mira Kroqi |