Historia e Italise: Nga origjina ne ditet tona View larger

Historia e Italise: Nga origjina ne ditet tona

Pierre Milza BDI0332

New product

Përshkrim i shkurtër

Pierre Milza ka përdorur perspektivën e periudhës afatgjatë dhe ka vënë gadi-shullin si protagonist të historisë, që nga lashtësia deri në dhjetëvjeçarët e fundit. Kjo zgjedhje (nga etruskët deri në ditët tona) bëhet e mundur vetëm nëse perspektiva e historianit shtrihet e zgjerohet derisa përfshin, përbri ngja-rjeve politike dhe ushtarake, gjithçka tjetër që ndihmon për të përcaktuar jetën e një trualli në harkun e tre mijë vjetëve: zakonet e vendit, konfliktet e brendshme, besimet fetare, organizimin shoqëror, prirjet demografike, kushtet shëndetësore, zbulimet shkencore, bujqësinë, industrinë, artizanatin, mendimin filozofik, ndikimet e huaja, artin e fisnikëve dhe atë të popullit, shkurt, kulturën në kuptimin e vet më të gjerë

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103307

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Studiuesve që merren me problemin e historisë së Italisë, u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? Apo mos ndoshta lipset filluar nga gjysma e dytë e shekullit të 18, kur përshfaqen edhe shenjat e para të ndjenjës kombëtare dhe nis të lulëzojë stina e madhe e Risorxhimentos, lëvizjes për bashkim kombëtar? Pikërisht kjo e fundit qe teza mbizotëruese, në një diskutim të madh për këtë temë, në vitet 20. Pierre Milza ka përdorur perspektivën e periudhës afatgjatë dhe ka vënë gadi-shullin si protagonist të historisë, që nga lashtësia deri në dhjetëvjeçarët e fundit. Kjo zgjedhje (nga etruskët deri në ditët tona) bëhet e mundur vetëm nëse perspektiva e historianit shtrihet e zgjerohet derisa përfshin, përbri ngja-rjeve politike dhe ushtarake, gjithçka tjetër që ndihmon për të përcaktuar jetën e një trualli në harkun e tre mijë vjetëve: zakonet e vendit, konfliktet e brendshme, besimet fetare, organizimin shoqëror, prirjet demografike, kushtet shëndetësore, zbulimet shkencore, bujqësinë, industrinë, artizanatin, mendimin filozofik, ndikimet e huaja, artin e fisnikëve dhe atë të popullit, shkurt, kulturën në kuptimin e vet më të gjerë. Por kujdes: nuk mjafton të rendisësh, të rrëfesh, të përshkruash. Natyrisht, duhet të shpjegosh se si cilido nga këto elemente kombinohet me të tjerët dhe kontribuon për të përvijuar kuadrin e këtij gadishulli.

Data sheet

pages968
ISBN9789928103307
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaAnglisht
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiA. Papa