Historia e Austrise View larger

Historia e Austrise

Alois Niederstätter BDI0326

New product

Përshkrim i shkurtër

Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vend-banimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe Shtetit të Alpeve të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi europiane, arrin te Perandoria e Austrisë, Monarkia e dyfishtë Austro-Hungareze dhe së fundi te Republika e vogël e shekullit të 20.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103987

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kjo histori, vërtet e orientuar në radhë të parë ndaj territorit të sotëm shtetëror, megjithatë nuk e humbet kurrë nga sytë kontekstin europian të historisë austriake. Çështjet qendrore të historisë shoqërore, ekonomike, kulturore dhe intelektuale e zgje-rojnë paraqitjen, duke e kthyer në një kuadër gjithëpërfshirës të asaj që përbën konceptin shumështresor Austri. Mbi autorin Alois Niederstatter ka studiuar histori dhe gjermanistikë në Salzburg. Më 1980 fitoi titullin Doktor në Filozofi. Që nga viti 2001 është drejtor i Arkivit vendor të Vorarlbergut (Vorarlberger Landesarchiv) në Bregenz. Alois Niederstatter mban titullin akademik prof. dr. dhe ligjëron në Universitetet e Insbrukut dhe Salzburgut për lëndët: Histori e Mesjetës, Histori e trevës së Vorarlbergut, Shkenca ndihmëse historike. Është anëtar i Institutit Austriak të Kërkimeve Historike (Institut fur Osterreichische Geschichtsforschung) dhe autor e bashkautor i shumë botimeve për historinë e trevës alemane si edhe për historinë habsburge të Mesjetës së vonë. Është bashkautor në veprën monumentale Osterreichische Geschichte (1994-2006/2013 në 15 vëllime, përgatitur nga Herwig Wolfram), për të cilën ka hartuar vëllimet: 1278-1411: Zotërimi i Austrisë. Princi dhe vendi në Mesjetën e vonë, Vjenë 2001, dhe 1400-1522: Shekulli qendror, Në kapërcyellin ndërmjet Mesjetës dhe Kohës së Re, Vjenë 1996.

Data sheet

pages390
ISBN9789928103987
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGenc Lafe