Skënder Luarasi BMI0025
New product
"Kjo biografi e shkurtër, e thjeshtë, për kryetrimin e Kosovës, qoftë vetëm fillimi. Shpresoj se studiues që e kanë jetën përpara, do të interesohen të mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj dhe, me një biografi të denjë për luftëtarin e madh shqiptar, do t'i tregojnë rinisë, se sa fort e kanë dashur prindërit tanë Shqipërinë dhe ç'therori kanë qenë gati të bëjnë për lirinë dhe pavarësinë e saj".
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Migjeni | |
| ISBN | 9789994394319 | |
Radhët përmbyllëse të parathënies së librit të Skënder Luarasit për Isa Boletinin, botuar më 1966...
"Për Shqipërinë jap jetën, jo nderin"
Tomson
"Djemtë e mi, nuk bëra pasuri t'ja lija trashëgim Shqipërisë. Po ju lë një atdhe - amanet. Lamtumirë!".Ismail Qemali"Tokën tonë q'e thau Osmanllialotët tanë nuk mundën me e njomë;e tash na kena me e vaditë me gjaktë shqyptarit!"
Isa Boletini
Tri jetë, Skënder Luarasi (Koloneli Tomson, Ismail Qemali, Isa Boletini)
Vetë autori kishte pretenduar të shkruante studime të karakterit monografik, sesa të krijonte imazhet e patriotëve të mëdhenj, që po zbrisnin nga koha e idhujve “pa prena”. Kështu figura e Ismail Qemalit ishte konceptuar si figura e burrit të shtetit: atdhetar, popullor, i ekuilibruar dhe modest. Në mënyrë të veçantë figura e Isa Boletinit ishte një thirrje dhe një nxitje për të rinjtë e Kosovës së robëruar.
Biografia e tij u përhap si një libër i ndaluar në Kosovë dhe pati një ndikim të madh në ruajtjen e dashurisë për Atdheun. Sa për kolonel Tomsonin, autori e pati përjetuar me dhimbje anatemimin e tij nga regjimi komunist si agjent i imperializmit dhe e pati të pamundur për të rishikuar më gjerë biografinë e tij. Sa herë vizitonte Durrësin kalonte pranë hotel Vollgës dhe hapi i ngadaltë, me vështrim nga ana ku dikur ishte monumenti i Tomsonit, i ngjante më shumë një homazhi se sa një shëtitje.
| pages | 352 |
| ISBN | 9789994394319 |
| Shtëpia botuese | Migjeni |
| Published year | 2007 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |