Epoka e gurit dhe Shqiperia View larger

Epoka e gurit dhe Shqiperia

Ilir Gjipali BAT0060

New product

Përshkrim i shkurtër Libri Epoka e Gurit dhe Shqipëria, jep njohuri themelore për parahistorinë e thellë nëpërmjet arritjeve të veprimtarisë kërkimore-studimore të Arkeologjisë së Parahistorisë në shkallë të përgjithshme, rajonale dhe për Shqipërinë.?

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928116192

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Brenda dy dhjetëvjeçarëve të fundit janë bërë një numër zbulimesh shumë të rëndësishme të lidhura me evolucionin e njeriut dhe paraardhësve të tij. Zbulimet e arkeologëve jo vetëm kanë shtrirë më thellë datimet e prodhimit të veglave prej guri, por edhe kanë ndryshuar pikëpamjet për të shkuarën e sjelljes njerëzore. Metodat e reja të mbledhjes, analizimit dhe interpretimit të të dhënave molekulare kanë pasur një ndikim të madh në shpjegimin e rrugës së evolucionit të specieve njerëzore. Biologjia molekulare p.sh. ka bërë të mundur të identifikojë periudhën kur shimpanzetë dhe humanët e parë kishin një paraardhës të përbashkët (rreth 6 milion vjet më parë) dhe ka kontribuar shumë për studimin e vend origjinës së njeriut. Të gjitha këto të dhëna mbështesin idenë që evolucioni njerëzor përgjatë disa miliona vjetësh është një histori komplekse e përbërë nga një shumëllojshmëri e konsiderueshme speciesh. E gjithë kjo problematikë që lidhet me fillesat e njerëzimit dhe rrugën e gjatë të tij drejt qytetërimit, janë bërë objekt i trajtesës së këtij punimi ku përfshihet edhe Shqipëria. Libri Epoka e Gurit dhe Shqipëria, jep njohuri themelore për parahistorinë e thellë nëpërmjet arritjeve të veprimtarisë kërkimore-studimore të Arkeologjisë së Parahistorisë në shkallë të përgjithshme, rajonale dhe për Shqipërinë.?

Data sheet

pages320
ISBN9789928116192
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë