Krisma ne parlament View larger

Krisma ne parlament

Ylli Polovina BAT0024

New product

Përshkrim i shkurtër Krisma në Parlament: trazirat e 1924-ës, vrasja e dy amerikanëve dhe Avni Rustemit, roli i Beogradit dhe revolucioni pa krye i Nolit

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928219053

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Fragment nga libri Krisma në parlamentNë Tiranë hyn Fan NoliKomisioni Administrativ me në krye Nolin hyri në kryeqytet në 13 qershor. Sapo mbërriti, për kontributin e rëndësishëm që pati dhënë për fitoren e revolucionit, ai i shprehu mirënjohjen Qytetit të Flamurit, Vlorës. Nëpër lagjet periferike të Tiranës, jo rrallë edhe në rrugët kryesore, grupe të rinjsh me në majë të gjuhës vetshpalljen Jemi revolucionarë, filluan akte dhune dhe poshtërimi ndaj mospërkrahësve të tyre. Këtë ditë liceistëve korçarë të mbërritur në Tiranë iu paraqit një kapter, i cili tha se qe caktuar ti stërviste. Ai i çoi në një vend të sheshtë dhe të hapët, ku për katër orë rresht u mësoi si përdoreshin armët, si të shtriheshin përdhe e të ngriheshin, po ashtu si të parakalonin me flamur kombëtar.14 qershor, shtypi i merakosur jugosllavBeogradski Novosti: Zoti Fan Noli publikoi një shpallje në emër të qeverisë së përkohshme, duke deklaruar se nuk do të ketë asnjë ndryshim në orientimin e politikës së jashtme shqiptare dhe se vendi do të vazhdojë me të gjithë fqinjët marrëdhënie miqësore...Po sikur të jetë thjesht një kortezi?...Qeveria jonë bazuar edhe me sjelljen e saj gjatë kryengritjes dha dëshmi takti dhe dëshirë të madhe për të respektuar pavarësinë e Shqipërisë. Ajo ka të drejtën të kërkojë nga Shqipëria të njëjtin qëndrim korrekt. Samouprava në artikullin Ne dhe Shqipëria mes të tjerash shkruan se Çfarë kërkojnë kryengritësit e jugut nuk është njëlloj me ata të veriut.Halim Xhelo kundër Nolit: Të vendosim diktaturën!Tirana e 14 qershorit u përfshi e tëra nga debate mjaft të nxehta mes fitimtarëve. Njerëz pranë Nolit qenë të mendimit se rruga e fortë e marrjes së pushtetit, e shkaktuar nga kokëfortësia e qeverisë dhe veprimet e saj dhunuese ndaj opozitës, një zgjedhje e detyruar për tu mbrojtur, e kishte kryer misionin e vet. Tani për administrimin e punëve të vendit duhej ligjshmëri dhe normalitet. Por duke mos e pranuar këtë arsyetim shpërtheu me zemërim Halim Xhelo, udhëheqësi i lartë i Bashkimit. Ai i akuzoi krerët politikë të Komisionit Administrativ për oportunizëm dhe nuk u përmbajt fare kur nxori tufën përvëluese të fjalëve Po pse e bëri revolucionin dhe derdhi gjak populli? Ku janë të drejtat? Duhet të shfarrosim feudalizmin nga rrënjët, të shpëtojmë popullin nga shushunjat, të hapim themelet e një Shqipërie demokratike e pastaj kemi kohë për normalitet, legalitet! Në pesëmbëdhjetë qershor radikalët qenë në revansh të fortë dhe ajo që propozuan ishte fare e qartë: të vendosej diktatura Noli-Curri. Të nesërmen, për të përcaktuar vijat e ardhme të punës, u mbajt një kuvend i Bashkimit. Kur përfundoi, ai i bëri të ditur opinionit publik, legatave të huaja, por më shumë edhe Fan Nolit në prag të krijimit të kabinetit qeveritar, programin themeltar të qeverisë së pritshme. Hollësisht, i shkruar e zezë mbi të bardhë, ai u shfaq në faqet e gazetës Bashkimi. Titullohej Fitorja e revolucionit demokratiko-borgjez. Niste me fjalët Para tradhtive pa numur të qeveritarëve feudalë, shoqëria Bashkimi, si një trup idealist, rrëmbeu pushkën dhe luftoi krah për krah me ushtrinë kombëtare për shpëtimin e Atdheut e për fitimin e fuqive nacionale. Sot, në kryeqytetin e lirë të Shqipërisë, kremtojnë triumfin e shkëlqyer të demokracisë. Por vepra e kryengritjes edhe sështë mbaruar. Prej kësaj lëvizjeje, që është shenja e zgjimit të ndërgjegjes kombëtare, shoqëria Bashkimi, e cila qëndron edhe sot, si gjithmonë, indipendente dhe larg çdo influence të partive politike, pret... Gjithçka më pas në artikullin-program qe ndryrë në disa pika kyçe. Qeveria e ardhme duhej të siguronte Rrënjosjen e demokracisë së vërtetë, ruajtja e të cilës duhet të mos u besohet kurrë feudalëve dhe pseudodemokratëve; Dënimin shembullor të shkaktarëve të vëllavrasjes dhe shpagimin nga pasuria e këtyre të tëra shpenzimeve dhe dëmeve materiale që pësuan shteti dhe populli; Spastrimin e shtetit prej spiunëve, dallkaukëve dhe nëpunësve të pazotë dhe vegla të ambicieve; Djalëria lyp që njerëzit, të cilët sollën vëllavrasje, të mos shkelin tokën dhe të kapen e të dënohen prej gjyqit ushtarak, që kështu tradhtia të mos mbetet pa dënim; Çarmatimin e përgjithshëm; Sigurimin e indipendencës ekonomike të popullit bujk me anën e reformave agrare të gjëra. Ajo ditë e 16 qershorit do të shënonte në kronikën e saj edhe një ngjarje tjetër. Shumë anëtarë dhe simpatizantë të Bashkimit i shkuan Fan Nolit në shtëpinë e banimit dhe ia mbushën plot oborrin e gjerë para saj. Kërkuan njëzëri që të mos vonohej më me zënka për kolltuqe ministrore dhe të formohej sa më parë qeveria demokratike. Ky ua premtoi se do ta formonte që atë ditë.Ajo u ngrit të nesërmen. Nga ky çast do të nisnin gjashtë muajt e qeverisë Noli. Prej luftës me armë mes pozitës dhe opozitës politike, pra gjatë tërë fazës së parë të revolucionit shqiptar të vitit 1924, u vranë 26 vetë dhe u plagosën 50 të tjerë.

Data sheet

pages203
ISBN9789928219053
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë