Shqiptaret View larger

Shqiptaret

Oliver Jens Schmit BD0337

New product

Përshkrim i shkurtër

Shqiptarët janë populli më i madh me shumicë myslimane i Europës. Sot ata shtrojnë pyetjen se kujt i përkasin: botës islame apo Europës së krishterë? Çështja shqiptare, veçanërisht e ardhmja e Kosovës, ka vënë në punë edhe politikën europiane. Ky libër paraqet historinë e pasur dhe me ndryshime të shpeshta të shqiptarëve në Europën Juglindore nga antikiteti e deri më sot dhe krijon kështu një bazë për ta kuptuar më mirë këtë rajon.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994302895

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Historia e shqiptarëve është një oscilim mes Lindjes e Perëndimit. Këtë rrugëtim e përshkruan në librin e tij më të ri historiani Oliver Jens Schmitt. Publikut i ofrohet një doracak me informata themelore dhe interpretime përtej miteve të propaganduara nga nacionalhistorianët shqiptarë Pas studimit Shqipëria venedikase dhe autobiografisë së parë gjithëpërfshirëse të Skënderbeut, historiani Oliver Jens Schmitt para pak muajsh, bashkë me historianin gjerman Konrad Clewing, edituan një libër të vëllimshëm (839 faqe) mbi historinë e Evropës Juglindore. Kjo vepër përmban artikuj shkencorë të historianëve tash për tash më kompetentë nga hapësira gjermanofolëse mbi Evropën Juglindore dhe ka gjasa të bëhet pikë reference për çdokënd që interesohet për historinë e kësaj pjese të kontinentit të vjetër. Por zelli i Oliver Jens Schmittit nuk ka të ndalur. Këto ditë profesori i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës vjen para publikut me librin e radhës, i cili nuk është aq i vëllimshëm (i ka vetëm 186 faqe). Shqiptarët Një histori mes Orientit dhe Oksidentit quhet vepra më e re e shkencëtarit zviceran, e cila është publikuar nga shtëpia C.H. Beck e Mynihut. Libri i drejtohet një publiku të gjerë, për këtë arsye edhe stili i shkrimit është më i lehtë, një publicistikë historike e kuptueshme edhe nga ata që për herë të parë synojnë të marrin informata më thelbësore mbi shqiptarët në Ballkan. Në këtë libër që vjen tamam në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në katërvjetorin e pavarësimit të pjesshëm të Kosovës Schmitt është përpjekur ta vendosë historinë shqiptare në një kontekst ballkanik dhe jo ta trajtojë ndaras nga zhvillimet në rajon. Për nacionalistët shqiptarë disa interpretime e fakte, përfundime dhe zbulime të Schmittit mund të konsiderohen si provokime, por do të ishte fatale që për librin të flasin ata që nuk e kanë lexuar. Kjo ka ndodhur tashmë me autobiografinë e Skënderbeut të Schmittit, kur autori u sulmua nga nacionalhistorianët dhe nacionalshkrimtarët shqiptarë, ndonëse shumica nuk e kishin lexuar librin. Kështu u zhvillua një debat alla shqiptarçe, ku flitej për sedrën nacionale dhe jo për faktet.

Data sheet

pages208
ISBN9789994302895
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë