Arberia Venedike View larger

Online only

Arberia Venedike

Oliver Jens Schmit BD0275

New product

Përshkrim i shkurtër

Historia e Venedikut në Shqipërinë, më saktë në Arbërinë mesjetare, siç nuk jemi mësuar ta lexojmë deri më tani. Venediku i zhveshur nga ngjyrimet e djallëzisë dhe lakmisë, në të vërtetë e vetmja fuqi perëndimore ku mbështetnin shpresat vendasit. Ardian Klosi

More details

498 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303793

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Albanalogu dhe balkanologu i njohur Oliver Jens Schmitt, profesor i historisë së Europës Juglindore në Institutin e Historisë së Europës Lindore të Universitetit të Vjenës, në librin e tij voluminoz prej 670 faqesh "Arbëria Vendike1392-1479" ka sjellë fakte dhe të dhëna të reja mbi historinë e popullit shqiptar në mesjetë, në qendër të së cilës është qyteti i Shkodrës. Në historinë e Gadishullit Ballkanik shekulli 15 përfaqëson kohën e shndërrimeve të mëdha. Perandoria osmane erdhi në këmbë të Bizantit, provincat e dikurshme të të cilit kishin jetuar përmbi dy shekuj në një përçarje politike e në shtetësi të mëvetshme, një copëzim që askund tjetër nuk ishte aq i dukshëm sa në hapësirën arbre-epiriote midis Tivarit dhe Artës. Pushtimi osman i Europës Juglindore u krye kudo në mënyrë të dhunshme, megjithatë asgjëkund popullatat vendase nuk i përballuan ushtritë e sulltanëve për një kohë aq të gjatë si në Arbëri, ku prej betejës së Savrës (1385) e deri në fund të shekullit 15 në vende të ndryshme do të ngrihej përsëri e përsëri flamuri i kryengritjes. Këmbëngulja e mbrojtjes arbre shpjegohet me natyrën e thepisur të vendit, me vullnetin e spikatur të vendasve kundër një pushteti të fortë qendror, me aftësitë ushtarake të arbërve dhe me gjeninë strategjike të prijësit të tyre të një kohe, Skënderbeut; megjithatë kjo qëndresë nuk do të kish qenë e mundur në një periudhë të gjatë pa afërsinë gjeografike me Italinë dhe hapësirën adriatike. Vetëm kontakti ekonomik me Venedikun dhe Raguzën bëri të mundur që të mbërrinin në Arbëri mjetet e nevojshme financiare dhe armatimet në këmbim të prodhimeve bujqësore; vetëm mbështetja ushtarake prej Napolit dhe Venedikut e shpëtoi Skënderbeun nga një disfatë e hershme. Fakti që arbërit në fund të fundit iu nënshtruan perandorisë së sulltanëve, nuk shpjegohet vetëm me epërsinë numerike dhe teknike të ushtrive osmane, por edhe me bashkimin e pakët të shtresës udhëheqëse arbre. Me të gjitha hollësitë e mundshme, me vështrimin e mprehtë për detajin dhe aftësinë për të ndërtuar një tablo të madhe, Oliver Jens Schmitt vë themele të qëndrueshme për historinë mesjetare të vendit tonë. Ardian Klosi

Data sheet

pages628
ISBN9789994303793
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArdian Klosi