Historia e Botes. Vell.2

J. M. Roberts, O. A. Westad FNK0195

New product

Përshkrim i shkurtër

Shenjat pararendëse të një ere të re do të nisin të grumbullohen rreth vitit 1500. Tashmë, disa prej tyre i kemi përmendur, si për shembull zbulimin e Amerikës dhe pinjojtë e parë të ndërmarrjes evropiane.

More details

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli
ISBN9789928203694

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Që në fillim ato shfaqin natyrën e dyzuar të epokës së re që paralajmërohet: gjithnjë e më shumë, ajo fiton një përmasë të vërtetë botërore. E megjithatë historia e saj është pikësëpari historia e një ekspansioni të habitshëm të një kulture, mes shumë të tjerash, të kulturës evropiane. Këto janë dy aspekte të të njëjtit proces. Ndërlidhja themelore dhe gjithnjë e më e vazhdueshme e ngjarjeve që ndodhin në të gjitha vendet, do të jetë faktikisht, për një pjese të madhe, rrjedhojë e veprimeve të evropianëve, të cilët përfUndimisht do të bëhen zotër të planetit, duke e përdorur këtë pozicion sundues ngandonjëherë edhe pa e ditur, për ndërtimin e një bote të unifikuar. Për pasojë, gjatë dy ose tre shekujve të fundit, historia e botës do të fitojë gjithnjë e më shum, një identitet dhe paraget një unitet temash. Kjo tregon se si duhet parë këtej e tutje historia — si një ndërthurje graduale luftërash të ndërsjella, të cilat do e kredhin botën në lutlëra gjithnjë e më komplekse, si një ajsberg i stërmadh, pjesë e nënujshme e të cilit janë politika, imperializmi dhe ekspansionizmi ushtarak. Integrimi ekonomik i planetit përbën një tjetër pjesë të procesit, bashkë me atë çka është edhe më e rëndësishme, përhapjen e ideve dhe të dyshimeve të teknikës së re dhe të sbkencës mjekësore. Rezultati do të jetë një "botë unike", nëse, në një farë mënyre, këtu do të përdornim një stereotip të vjetër. Era e qytetërimeve të pavarura apo thuajse të pavarura, tashmë ka perënduar.

Data sheet

pages525
ISBN9789928203694
Shtëpia botueseFan Noli
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiKrenar Hajdëri
I ri1