D.Heaton Armstrong BTI0090
New product
Gjashtë muaj mbretëri është një përrallë e jetuar e kohës kur kapiteni William Heaton Armstrong, ishte sekretar privat i Mbretit të Shqipërisë, William Wied. Historia e tij e sundimit të dështuar siguron një rrëfim të detajuar të një pike të rëndësishme kthese në historinë moderne shqiptare.
Shtëpia Botuese | Tirana Times | |
| ISBN | 978992765941 | |
...Në vitin 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë, por nuk arriti të njihet ndërkombëtarisht deri pas Luftës së Parë Ballkanike. Edhe pse humbi zona të konsiderueshme nga territori i saj, mundi ti bënte ballë urisë së shteteve më të fuqishme fqinje. Për herë të parë në ekzistencën e saj, vendi përcaktoi territorin, përshkruar në një hartë konturuar nga fuqitë e mëdha europiane; tani gjithçka i duhej ishte një mbret i përshtatshëm, që do ta modelonte këtë vend misterioz në një shoqëri më të "civilizuar" europiane, ndërsa i shërbente interesave vendeve përgjegjëse në Europë. Në vitin 1914, personi i zgjedhur për këtë detyrë të vështirë, ishte një kapiten 35-vjeçar gjerman, nipi i Mbretëreshës Rumune Elisabeth, princ William i Vidit. Në sytë e udhëheqësve europianë, nën drejtimin e tij Shqipëria do të bëhej një komb i pavarur që do të funksiononte si monarkitë e tjera në Europë. Pak e vunë në dyshim mençurinë e emërimit të një aristokrati të huaj për të qeverisur një vend që nuk e kishte vizituar kurrë, që e njihte shumë pak dhe gjuha e të cilit nuk e fliste...
| ISBN | 978992765941 |
| Published year | 2012 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Anglisht |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 18-vjeç |