Shqiperia 1942-1945 View larger

Shqiperia 1942-1945

Bernd J.Fischer BTI0071

New product

Përshkrim i shkurtër "Periudha e shkurtër nga viti 1943 deri në vitin 1945, ishte një periudhë kritike për Europën, që dëshmoi për betejat e mëdha përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore, humbjen e Italisë dhe Gjermanisë, fazat e para të rimëkëmbjes pas luftës dhe fillimin e një epoke të re."

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789928406279

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Shqipëria 1943-1945, një vështrim përmes dokumenteve perëndimore. Për hartimin e këtij libri, historiani Fischer është mbështetur në dy dokumente, që sjellin fakte të reja mbi të tashmen e Shqipërisë së periudhës 1943-1945. Janë dy dokumente që botohen për herë të parë: raporti final i Vermahtit dhe raporti i përfaqësuesit të misionit amerikan në Shqipëri. "Periudha e shkurtër nga viti 1943 deri në vitin 1945 ishte një periudhë kritike për Europën, që dëshmoi për betejat e mëdha përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore, humbjen e Italisë dhe Gjermanisë, fazat e para të rimëkëmbjes pas luftës dhe fillimin e një epoke të re. Edhe për Shqipërinë kjo periudhë e shkurtër kohe pati një rëndësi monumentale dhe në të vërtetë këto vite vendimtare ishin akoma më të rëndësishme për Shqipërinë. Ato ishin dëshmitare të ikjes së italianëve, të ardhjes së gjermanëve dhe të pushtimit gjerman, fundit të mbeturinave të regjimit të vjetër, pjekurisë së lëvizjes së rezistencës, ndërhyrjes së aleatëve, fitores së komunistëve dhe ngritjes së regjimit të Hoxhës, që do ta qeveriste Shqipërinë me grusht të hekurt në 45 vitet e ardhshme. Ndërkohë që pjesa më e madhe e Europës i ka hedhur pas krahëve luftërat e kësaj periudhe, Shqipëria nuk i ka lënë ende. Ne sot jemi ende dëshmitarë të debateve mbi këtë periudhë. Ajo është e pranishme jo vetëm në debatet lidhur me krijimin e imazhit të shqiptarëve për vete si popull dhe si shtet, por mbetet e rëndësishme edhe në debatet e sotme politike. Në një farë mënyre, në Shqipëri, periudha nga viti 1943 deri në vitin 1945 është ende një pjesë vitale e peizazhit kulturor dhe politik të shekullit të njëzet e një", - thotë vetë autori. Përveç aspekteve analitike, dokumentet përmbajnë edhe një material të pasur statistikash të mbledhura në rrethana shumë të vështira. Ato ishin të përgatitura nga oficerë të shërbimit të jashtëm profesionist, të mësuar dhe me shumë gjasa objektivë, roli kryesor i të cilëve ishte t'i shërbenin me sukses shtetit që përfaqësonin. Ato përbëjnë një burim bashkëkohës të çmueshëm, i cili së bashku me të dhënat e tjera jep një tablo më të qartë të kësaj periudhe kritike të zhvillimit historik të Shqipërisë.

Data sheet

ISBN9789928406279
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
PërkthyesiJorgji Qirjako&Tonin Beçi