Shqiperia perballe Europes (1912-1929) View larger

Shqiperia perballe Europes (1912-1929)

Albert Mousset BDI0176

New product

Përshkrim i shkurtër

Historia e Shqipërisë në v. 1912-1929, në këndvështrimin e historianit francez të problemeve të Ballkanit. Lidhja e Kombeve dhe Shqipëria, roli i A. Zogut, politika italiane, etj përbëjnë tematikën e këtij libri.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992759429

550 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Shqipëria ishte, par excellence, shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart, u tregua shumë e fuqishme edhe kundrejt mbrojtësit më pa interes të Shqipërisë. Lidhja e Kombeve, duke u kujdesur më tepër se ç'duhej që të ishte e paanshme, dërgoi në Shqipëri njerëz që meqenëse nuk kishin përgatitjen dhe njohjet e nevojshme nuk arritën të kuptohen ashtu siç duhet nga shqiptarët. Shqipëria, më mirë të themi qeveria e saj, arriti të gjejë një mbrojtës tjetër, që ndodhej gjeografikisht më pranë saj. Dhe ky mbrojtës ishte më pak i çinteresuar, por më shumë i hedhur, në mos më shumë dashamirës në ndërhyrjet e tij ndaj Shqipërisë. Politika e Ahmet Zogut, sidomos politika e jashtme e tij, mund të gjykohet në mënyra të ndryshme. Megjithatë jemi të detyruar të pranojmë se Ahmet Zogu ishte frymëzuesi, ishte shpirtdhënësi i Shqipërisë moderne. Dhe nëse më pas ai ra nën ndikimin dhe kujdestarinë italiane, kjo ndodhi sepse ndoshta Zogu kërkoi të europianizojë vendin e tij, por pa i pasur mjetet e nevojshme materiale, që kërkonte kjo punë tej mase e madhe për forcat e tij. Dhe në këtë kuptim, duke mos lënë pas dore edhe faktorin e rëndësishëm të ambicies së tij vetjake, mund të themi, pa bërë ndonjë gabim të madh, se Ahmet Zogu kërkoi që t'i sigurojë popullit të tij përparimin e mbrothësinë, duke e paguar çmimin për to me pavarësinë e vendit. Rivendosja e monarkisë synonte të forconte ndikimin e Italisë, që ia detyronte Ahmet Zogut atë vend që gëzonte në Shqipëri, si dhe një veprim parambrojtës të vetë Ahmet Zogut, me qëllim që të çlirohej paksa nga ky ndikim italian.

Data sheet

pages126
ISBN9992759429
RedaktoriPetrit Ymeri
Published year2004
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAsti Papa
HistoryAlbania