Historia e Perandorise Osmane View larger

Historia e Perandorise Osmane

Robert Mantran BDI0095

New product

Përshkrim i shkurtër Libri "Historia e Perandorisë Osmane" është botimi i parë në shqip i një historie të plotë të kësaj perandorie dhe padyshim është një ngjarje e shumëpritur në botimet historike shqiptare. Perandoria Osmane përfaqëson një formacion politik, që për një periudhë më shumë se 500 vjeçare, përfshiu në gjirin e saj të gjitha viset shqiptare.

More details

501 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9994359305

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Perandoria Osmane ishte një formacion ushtarak që e kërcënoi vazhdimisht dhe seriozisht Europën Perëndimore. Me fuqinë e saj politike dhe ushtarake, u bë faktor i rëndësishëm në ekuilibrin politik të forcave në Europë në shek. XVI-XVII dhe një faktor në formëzimin politik të Europës së sotme. Kjo perandori me një shtrirje trekontinentale, përbën një pjesë shumë të rëndësishme të historisë botërore, pasi ajo përjetoi Mesjetën e Vonë, Kohërat e Reja dhe ato Moderne dhe, falë pozicionit gjeopolitik që gëzonte, kontrolloi rrugët kryesore tregtare të botës. Lexuesi shqiptar do të njihet me një segment të rëndësishëm të historisë së tij kombëtare dhe, ç'është më e rëndësishme dhe e re për botimet historike shqiptare, atij i jepet mundësia që të njihet me vendin e viseve shqiptare dhe të shqiptarëve në kuadrin e këtij formacioni politik perandorak. Rreziqet e vazhdueshme që Perandorisë i vinin nga Perëndimi, bënë që viset shqiptare, ndonëse periferike, të mbeteshin gjithnjë në vëmendjen e politikës dhe diplomacisë osmane.

Data sheet

pages732
ISBN9994359305
RedaktoriDritan Egro
Published year2004
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAsti Papa