Raporti sekret per Kongresin e Berlinit View larger

Raporti sekret per Kongresin e Berlinit

BERTRAND BAREILLES BUE263

New product

Përshkrim i shkurtër Libri flet për zhvillim konkret të Kongresit të Berlinit, i parë nga raportet që Karateodor Pasha, kryetari i delegacionit të Portës së Lartë, i dërgonte qeverisë së së tij dhe udhëzimet që qeveria turke i dërgonte delegacionit të saj, në Berlin. Nëpërmjet komunikimeve me letra dhe telegrame e radiograme, kupton se si u zhvillua ai kongres. Bismarku, me helmetë në kokë dhe shkopin e mareshalit, e drejtonte kongresin si donte ai, duke ia dhënë dhe duke ia hequr fjalën kujt të donte. Në libër lexon se çfarë udhëzime jepte qeveria turke për Shqipërinë, por shikon dhe pazaret që u bënë në kurriz të Shqipërisë. Libri është një material origjinal i Kongresit të Berlinit dhe hedh dritë të posaçme në historinë e Shqipërisë në fundin e shekullit XIX...

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928032560

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Porta nuk ishte e kënaqur me zgjedhjen e të plotfuqishmëve ta sajë. Megjithëse ajo duhej tjua besonte mbrojtjen e çështjes saj Otomanëve të kalibrit të lartë, ajo e la në dorën e figurave të nivelit të dytë, e që për më shumë, për arsye të ndryshme , nuk mund të kishin ndikim në Kongres. Njeri, Karateodori, kryetar i delegacionit, ishte Helen nga raca dhe besimi fetar, tjetri, Mehmet Aliu Prusian nga origjina dhe renegat ; i treti, Sadullahu, i parëndësishëm. Por sigurisht, në këtë zgjedhje kishte llogari të përpiktë me psikologjinë turke : Konstandinopoli as që nuk mund ta mendonte që një figurë e rëndësishme e Islamit të kompromentohej me negociata që, duke zbutur klauzolat e Shën Stefanit, do të cenonte dhe zotërimet dhe sovranitetin e Sulltanit. Kështu që u pranua, që kjo përgjegjësi ti jepej një rajai, duke u mburrur se rrymat e krishtera do ta konsideronin këtë një akt respekti. Mirëpo gabonin, sepse në Stamboll një i krishter kishte vetëm rol vartës, ndërsa drejtimi real kryhej nga myslimanët... Karaetodori, për aftësitë e të cilit, inteligjencën dhe vlerat si diplomat, nuk dyshon askush, ai mbetej pa ndikim mbi Asamblenë e madhe.

Data sheet

pages182
ISBN9789928032560
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMiço Gubera