Shqiperia dhe ceshtja e Lindjes View larger

Shqiperia dhe ceshtja e Lindjes

Albert Gjika BUE262

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri Shqipëria dhe çështja e Lindjes, është botuar në vitin 1908, me autor princin shqiptar të Rumanisë, Albert Gjika. Sigurisht i dinastisë së njohur Gjika që ka mbretëruar në Rumani. Libri është një analizë e hollësishme e raporteve të Shqipërisë me fqinjtë, e qendrimeve më antishqiptare greke, ndaj vendit tonë. Një vend të rëndësishëm në libër zë çështja maqedone, çfarë pozicioni zë ajo në Ballkan dhe gjithë dinamika në raport me Shqipërinë dhe në tërësi, si një krijim artificial i saj në Ballkan, në përputhje me interesat e fuqive. Veprimtaria antishqiptare e qarqeve greke dhe serbe por dhe shumë ngjarje të kësaj natyre shtjellohen gjerësisht, në libër

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928032560

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Princi Albert Gjika, me origjinën e njohur shqiptare dhe rolin që ka lujtur në historinë tonë kombëtare, deri në fund mbeti njeri, sikur kishte frikë mos e vinin nën këmbë ngjarjet dhe e quanin një njeri të papërshtatshëm për kombin e tij. Nuk u ankua asnjëherë, nuk kërkoi mëshirë, veçse me mendjen te Shqipëria e gjorë që e priste me durim të jashtëzakonshëm. E përgatiti me shpirt Pavarësinë, nuk u gjunjëzua kurrë dhe la pas traktatet, dhimbjen e madhe dhe mungesën e festës së madhe. Ky libër historik tregon Shqipërinë sië ka qenë, madje disa herë i paparashikueshëm, sepse ai jetën e vet e kishte kthyer me kohë në shërbim të vendit. Kjo lidhej edhe me stilin e tij të shkruarit. Prej stilit të tij të veçantë, ne kemi një paraqitje të thjeshtë e të përshkruara bukur që na vijnë me këtë libër, natyrshëm e plot pastërti që bien në sy fuqishëm, ato madje kanë joshur e tunduar shumë njerëz të ditur e të dhënë pas Shqipërisë, në sprovat historike, në ngjarjet që u thurën për shpalljen e Pavarësisë kombëtare, të cilët nuk hoqën dorë shpejt, se u ndeshën me atë që mund ta quajmë lehtësia e të bërit të vendit si gjithë kombet e përparuar, të cilën pastaj e provuan në kurriz me ashpërsi të thukët. Princi Albert Gjika ishte i qetë, fin, elegant, pa maniera, tejet i butë dhe me zotësi për së mbari, i dashuruar me atdheun e të parëve, me gjuhën shqipe, që e kalonte shumicën e kohës me kujdes e përdëllim të shenjtë për çdo gjë, duke i shërbyer sidomos kthjellimit të vazhdueshëm rreth ngjarjeve dhe problemeve të mëdha të Shqipërisë. Ky është Princi Albert Gjika, kjo delikatesë e shquar kombëtare pas aktit të dhembshurisë për atë që jeton bashkë me të, i mat pulsin dhe i ndien thellë frymëmarrjen atdheut të dashur...

Data sheet

pages244
ISBN9789928032560
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMiço Gubera