Enver Hoxha ne optike te re View larger

Enver Hoxha ne optike te re

Vasfi Baruti BUE257

New product

Përshkrim i shkurtër

Vasfi Barutin nuk e intereson shumë dokumenti, po karakteri i Enver Hoxhës. Ne prej tij mbajmë mend plot skena të paharruara, ku pothuajse nuk ndodh asgjë dhe ngrihet në qiell sikur ka ndodhur gjithçka. I kemi pasur kudo komunistët: në lagjen tonë, në fshat, në repart, në fushë: kudo. Për­ditë jemi përshëndetur, i dimë mirë historitë e tyre, ashtu siç lexojmë edhe këtë biografi të Enver Hoxhës, dhe sot ende kemi kureshtje të fortë për ta njohur më tej e për ta rrëfyer. Kjo biografi është histori të trishtme, por jo e mërzitshme, tërheqëse,nganjëherë edhe argëtuese e që bëhet e jashtëzakonshme, plot tharm lektisës, plot ngjyra dhe dramacitet tronditës.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928031020

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Enver Hoxha në optikë të re. Fakte, dokumente, histori, përshkrime, jetë interesante, qëndrim i duhur i ashpër, optikë krejt tjetër. Vasfi Baruti tregon me një gjuhë të prerë, duke na dhënë portretin e duhur të diktatorit. Ai e ka kthyer prej kohësh dokumentin dhe historinë në në një mundësi të re njohjeje, përmes zbulimit të gjërave të reja. Ai mbështetet në ideale të forta, ai nuk pëshpërit me cinizëm atë që ka fshehur historinë, por autori rrëfen fakte tronditëse dhe vjen duke mbajtur një qëndrim të ashpër. Ka shumë jetë ky libër dhe sdihet realisht përmasa, pasi mbyllet një kufi i gjerë të dhënash dhe pafundësi bëmash që e bëjnë pis figurën e ish udhëheqësit komunist shqiptar. Ajo që ndodh në vitet e socializmit ku ndërrohet pushtimi i huaj me pushtimin e luftës së klasave, ku vriten e pushkatohen njerëzit dhe pronat, ku hileja ngrihet në ligj, nuk e njeh më pasionin satanik, që vetëm prish punë, që kurvëron, luan me jetën e njerëzve të thjeshtë me një pangopësi të habitshme! Vasfi Baruti tregohet si historian «poet i zhgënjimit fisnik», me plot karaktere, madje me plot pasazhe ku njeriu bjerret, humbet dhe fisnikëria mbetet bashkë me një nën­qeshje të çuditshme komediani. I tillë paraqitet Enver Hoxha!

Data sheet

pages405
ISBN9789928031020
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë