Fushat e grurit, kodrat e gjakut

Anastasia Karakasidi PL0031

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër i mbushur plot me fakte e detaje, demonstron se në kundërshti me retorikën zyrtare, popullsia e sotme e Maqedonisë greke ka një bazë etnike dhe një sfond kulturor krejtësisht të ndryshëm nga ai grek.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789994382729

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky libër i mbushur plot me fakte e detaje, demonstron se në kundërshti me retorikën zyrtare, popullsia e sotme e Maqedonisë greke ka një bazë etnike dhe një sfond kulturor krejtësisht të ndryshëm nga ai grek. Duke zhvilluar proceset komplekse sociale, politike dhe ekonomike, përmes të cilave ka kaluar kjo popullsi përgjatë helenizimit dhe amalgamimit kulturalisht brenda një identiteti nacional grek, ky punim shkencor sjell kështu një korrigjim të rëndësishëm të vërtetësisë mbi identitetin e trevës maqedonase dhe ofron një analizë mendjemprehtë mbi etnicitetet dhe nacionalizmat ballkanikë të shekullit XX. Ndoshta një qëndrim dhe një natyrë e tillë mendjehapur qenë arsyeja pse botimi i këtij libri kaloi përmes një kalvari të tërë problemesh; ose ndoshta ky ishte dhe motivacioni kryesor pse ekstremistët grekë e akuzuan atë për tradhti të lartë kombëtare. Madje, që në vitin 1993, kur ajo botoi disa pjesë të studimit të saj në periodiken "Studime moderne greke" (vëllimi 11), ajo mori një numër të madh kërcënimesh me vdekje nga ana e një organizate të krahut të djathtë. Në të njëjtën kohë, gazeta greke "Stohos" e përshkroi si një "armike të popullit grek", duke botuar gjithashtu edhe adresën e saj në Selanik, bashkë me numrin e targës së automjetit. Megjithatë, ajo s'u dorëzua, e vazhdoi studimin, e me ta mbaruar librin, lidhi një kontratë botimi me Qendrën e shtypit të Universitetit të Kembrixhit. Surpriza erdhi kur në momentin e fundit kjo qendër vendosi të mos e botonte librin, duke pohuar informacionet e ardhura nga shërbimet e inteligjencës së ambasadës angleze në Athinë, të cilat provonin se një hap i tillë do të dëmtonte sigurinë e qytetarëve britanikë residentë në Greqi. Rasti solli menjëherë përkrahjen dhe vëmendjen e të gjithë komunitetit botëror akademik. U shkruan artikuj të shumtë mbrojtës në Washington Post dhe New York Times. Tre akademikë, anëtarë të bordit drejtues të Qendrës së shtypit në Kembrixh, dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj vendimit të mosbotimit të librit. Më tej rasti "Karakasidi" u bë i njohur në mbarë botën, duke gjalluar me mjaft interes edhe përpara botimit përfundimtar të librit më 1997 nga Universiteti i Çikagos. Sot, Karakasidi është profesoreshë e antropologjisë në Kolegjin Wellesley në SHBA, ndërsa libri i saj ndër më të qarkulluarit midis studiuesve të antropologjisë dhe historisë së Ballkanit. 

Data sheet

ISBN9789994382729
Published year2006
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiIlirjana Angoni