Skice e nje konceptimi mbi jeten

Arshi Pipa SP0022

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri pëmbledh dorëshkrimin origjinal të shkruar në italisht dhe përkthimin e tij në shqip. Dorëshkrimi, nën titullin "Abbozzo di una concezione della vita (seguito da) Il genio", është transliteruar dhe shoqërohet me një aparat kritik nga Prof.As.Dr. Merita Sauku Bruci. Gjithashtu, ai është përkthyer nga motra e Arshi Pipës, znj. Nedret Kalakulla dhe ardhja e tij në letrat shqipe prezantohet me një parathënie nga Prof. Dr. Ardian Marashi.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Princ
ISBN9789928461407

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sipas znj. Nedret Kalakulla, teksti u shkrua ndenjur mbi një dyshek të shtruar mbi çimenton e një dhome të burgut të Burrelit, në zhurmën e të burgosurve të tjerë të asaj dhome dhe nën trysninë e rreptë të kontrolleve të herëpashershme të gardianëve.

A.Pipa, pas vitit të nëntë në burg, e shkroi Konceptimin e tij mbi jetën në një fletore të vogël të maskuar me një kopertinë me figurën e Stalinit. Ai e ruajti atë fletore të vogël deri ditën që u lirua, pas një viti, më 1956.

Dorëshkrimi doli i fshehur në një dyshek të vjetër, që gardianët nuk kishin marrë mundimin ta kontrollonin, meqenëse ishte tepër i ronitur dhe i ndotur. Para arratisjes së tij nga Shqipëria në vitin 1957, A.Pipa ia besoi dorëshkrimin e Konceptimit dhe disa dorëshkrime të tjera mikut të tij shkodran, Ruzhdi Çoba, falë kujdesit të të cilit shkrimet erdhën deri në ditët e sotme.

Të dhëna

Faqe466
ISBN9789928461407
Titulli origjinalPrinci
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri