Bujtesi Turbullues View larger

Bujtesi Turbullues

Umberto Galimberti BTI0011

New product

Përshkrim i shkurtër Galimberti është vëzhgues i madh i realitetit që analizon, interpreton dhe rrëfen edhe në rolin e një divulguesi, kurse në rolin e psikologut dhe mjekut kujdeset edhe për atë që ndodh brenda nesh. Corriere della Sera "Ky libër është një hetim i thellë dhe i kthjellët i situatës së të rinjve. Qartësia e parashtrimit, kuptueshmëria edhe për një lexues të mesëm dhe tema përvëluese kanë bërë që të lundrojë në një pozicion shumë të mirë në shitje." L'Espresso

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789995680954

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Bujtësi turbullues është libri i filozofit dhe psikanalistit italian Umberto Galimberti. Të rinjtë dhe situata kaotike që kalojnë sot, ku identiteti dhe vlerat nuk janë më në sistemin e prioriteteve, janë në qendër të vëmendjes së tij. Galimberti rimerr nocionin e "nihilizmit" të trajtuar nga Niçe, për ta "ulur" në kohët moderne e për të shpjeguar se çfarë ndodh me rinjtë sot. "Familjet alarmohen, shkolla nuk di më ç'të bëjë, vetëm tregu interesohet për ta, për t'i udhëhequr në rrugët e zbavitjeve dhe të konsumit, aty ku çfarë konsumohet nuk janë aq objektet që vjetërsohen brenda harkut të një viti, por vetë jeta e tyre, e cila nuk mundet më të projektohet në një të ardhme sadopak premtuese. Ata nuk dinë të përshkruajnë dobësinë e tyre kur i pyesin, sepse tanimë kanë mbërritur atë lloj analfabetizmi emocional që nuk i lejon t'i kuptojnë ndjenjat e tyre, sidomos t'u vënë një emër. Nga ana tjetër, ç'emër t'i vësh asaj "asgjëje" që i pushton dhe i përmbyt? Në shkretinë e komunikimit, ku familja nuk ngjall asnjë joshje dhe shkolla nuk zgjon asnjë interes, të gjitha fjalët që bëjnë thirrje për t'u impenjuar dhe për të kthyer vështrimin drejt së ardhmes fundosen në atë lloj mosnyjëtimi që mund të matet vetëm me britmën."

Data sheet

ISBN9789995680954
RedaktoriEnida Sqapi (red.)
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
PërkthyesiIlirjana Stringa