Libri Bibliografi :“Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në veprat e autorve shqiptare 1480-2023”, me autor studiuesin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër Bibliografik kushtuar veprave të autorve shqiptarë për Heroin tonë Kombëtarë Gjergj Kastrioti Skënderben.
"Dieta Niki" Si të dobësohemi në mënyrë të shëndetshme, 5 kg në 3 muaj, 10 kg në 6 muaj, 20 kg në 12 muaj. Metodë që të jep energji dhe nuk ndjen uri. Bazohet në llojet e ushqimeve që duhen ngrënë, sasinë e ushqimeve për çdo vakt dhe ushtrimet fizike që duhen kryer.
Libri me poezi "Engjëjt ecin zbathur ... në muzgun e Lurës" nga Danjela Vladi është një rrugëtim poetik nëpër natyrën dhe shpirtin njerëzor, i ndërtuar mbi temat e vetmisë, dhimbjes, dashurisë dhe kujtimeve të fëmijërisë. Autorja sjell një peizazh të pasur emocional dhe lirik, duke përshkruar momente dhe reflektime të thella që përfshijnë mallin për kohën...
Për herë të parë zbardhet e plotë jeta dhe vepra e nënkryetarit të Qeverisë së Vlorës, një prej personaliteteve të kulturës kombëtare dhe klerit katolik shqiptar, përmes dokumenteve, dëshmive dhe materialeve më të fundit arkivore. Po ashtu, zbulohet edhe konflikti me Ismail Qemalin pas shpalljes së pavarësisë, dorëheqja si zëvendës i tij dhe roli për...
Studiuesi dhe sociologu Gezim Tushi vjen me nje tjeter liber per rolin e individit te angazhuar dhe ndikimin qe ka sot ne shoqeri, sidomos me rritjen e zhvillimin e rrjeteve dhe te teknologjise
Nuk është e rastësishme ardhja e autorit Nikollë Loka me këtë vëllim të ri poetik. Poeti që mediton dhe ndjen në përjetime të çastit a të qëllimit, vjen momenti kur dëgjon vetveten t’i flasë e ta shtyjë drejt vendimit finalizues për të dërguar në shtyp vëllimin e radhës. Kjo shtysë është fundamentale për çdo shpirt poetik, pasi krijuesi dhe libri i tij...
Ky libër është një galeri personazhesh dhe njerëzish, të korrektuar historikisht, duke ardhur si tokësorë, të prekshëm, lidhës të poetikës së autorit me sensin krijues të tij.
Ky është libri i parë në historinë e publikimeve shqiptare, një guide profesionale për administrimin e pallateve.Ndihmon administratorët e bashkepronësive dhe qytetarët e interesuar për bashkëjetesën në komunitet. Autori vjen nga një përvojë empirike tre vjeçare si administrator pallati në një kompleks banimi në Tiranë.
Gjatë Luftës së Ftohtë vendet armike (term i përligjur plotësisht për atë kohë), sidomos ato fqinje bënë provokacione të shumta, kryen sabotazhe dhe akte terrori dhe i tatonin pulsin vazhdimisht shtetit tonë. Madje, në kufinjtë e shtetit tonë shpesh herë merrte formën e një lufte reale, me incidentet e shumta në kufirin tonë shtetëror. Në këtë luftë,...
Permbledhje poetike me krijimet me te mira te autorit Nikoll Loka ku ai reflekton mbi jeten dhe arritjet e tij me imazheri te natyres dhe ylberit.
Sociologjia e shfaqjes së “njeriut pa dimension” të qartë social është objekti i këtij libri, duke lidhur “revolucionin individual” të njeriut me shfaqjen e shoqërisë me “reze të ngushtë” sociale si largim nga shoqëria totalitare e “gjigandizmit social”. Në libër bëhet përpjekje për një përcaktim koherent të procesit të ridimensionimit liberal të natyrës...
Pandemia një nga ngjarjet e mëdha që ka sjellë një “tronditje sizmike” planetare, është trajtuar në këtë libër në të gjithë prejet e mundshme sociaologjike dhe vështruar me të gjitha optikat: mjekësore, sociale, kulturore, zakonore, etj. Sintagma “asgjë nuk do të jetë si më parë” është trajtuar si mjet për të treguar se gjërat do të ndryshojnë dhe...
Në këtë vëllim përmblidhen të gjitha vlerësimet e redaktorëve të ndryshëm rreth krijimtarisë së Hasan Muzli Selimit. Pena alpine e autorit, me delikatesën e vëllimeve të tij, ka qenë një bojë që nuk është hequr në mendjet e Lulzim Logu-t, Lisen Bashkurti-t, Harilla Mane-s, Ndue Gjika-s, Ramiz Lushaj-t, Mark Simoni-t, Sadik Bejko-s, Sejdi Berisha-s, Hamit...
Poezia është liria ime, një vizion që alternon muzgun dhe agimin, një dimension i ri përtej vetvetes, kur më duket se e shoh, e ndjej dhe e kuptoj botën në pamjen e saj më shprehëse dhe më intime. Poezia është muza që zhvendos ndjesitë e mia drejt infinitit në një udhëtim të gjithëkohshëm drejt thelbit. Poezia për mua është një lutje të një tempull i...
Ky libër analizon morfologjinë e krimit në shoqërinë shqiptare dhe njëherësh vërteton tezën sociale, që njeriu bëhet kriminel ose vetëvritet, pikërisht në momentin kur humbet "busullën e kontrollit". Kjo sjell vakum mental, më saktësisht një shkretëtirë mendore tërësisht individuale, e cila bëhet terren i favorshëm për kristalizimin e orientimit kriminal...
Janë dyzet poezi të shkruara me sqimën e një poeti. Emigranti, shtegtar i përjetshëm, midis brigjesh dhe ndarjesh, të cilit poezia i doli si ulërimë e shpirtit. Megjithatë vargjet e tij nuk janë rebele edhe pse ka jetuar midis sfidash.
Libri është një vështrim kompleks i problematikës sociale, analiza e faktorëve materialë e shpirtërorë që po ndikojnë në situatat e krizës sociale e individuale, në kushtet kur shoqëria shqiptare është bërë më e lirë por në të njëjtën kohë edhe e pasigurt. Në libër ka analiza të thella, deduksione, prognoza për dukuritë e reja, fenomene sociale që shfaqen...
Pas librit “Hije dheu”, që përveçse kërshëri ngjalli mjaft interes ndër lexues besnikë të poezisë dhe kishte shumë komente pozitive, shpejt ja mbrrini në libraritë tona libri i dytë me poezi i autorit Hasan Selimi me titullin sinjifikativ ” Shpirtit i betohem”. Krejt libri është psherëtimë, dridhje dhe kreni e një shpirti poetik që ka gjetur dritaren kah...
Zef Loka konsiderohet si personazh me peshë në strukturat e larta të Ministrisë së Brendshme gjatë komunizmit, por edhe pjesë e Sigurimit të Shtetit deri në momentet e ndryshimit të sistemeve. Ai rrëfehet për herë të parë për misionet e tij, rolin e Sigurimit në Shqipërinë komuniste, dosjet dhe arrestimin nga Sali Berisha
Ky është studimi i parë në Shqipëri pas 100 vitesh për administrimin e Shqipërisë nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë Botërore. Në libër trajtohet konflikti Austri-Italia për Vlorën dhe për integritetin e Shqipërisë politike në fillim të kësaj lufte. Vlora konsiderohej për Austrinë, me e rëndësishme se e gjithë Serbia, madje quhej porti me i rëndësishëm...
Ky libër i drejtohet në radhë të parë lexuesit të interesuar për historinë e ekonomisë së Shqipërisë, por mund të lexohet edhe nga personat që kanë interesa të gjëra, në fushat e ndryshme të zhvillimit të shoqërisë. Studiuesit, ekonomistët por edhe studentët kanë mundësi të kuptojnë më mirë jetën e Shqipërisë në gjysmën e parë të shekullit të XX por edhe...
Ky vëllim përfshin poetët më të famshëm të njohur me emrin “Parnasi rus”. Kjo antologji nis me Pushkinin, Lermontovin, Jazikovin, Tutçevin, Bunin dhe vijon me poetët bashkëkohorë. Libri është përkthyer nga rusishja nga Thoma Theodhosi
Është një nga librat e rrallë që është shkruar për Arbërinë e fillimshekullit të XVI dhe për një personazh pak të njohur nga historiografia e sotme, si ai i Mërkur Buas, i njohur si princi i Peloponezit dhe kalorës i Epirit. Kjo vepër është përkthyer nga greqishtja e vjetër nga studiuesi Altin Kocaqi dhe ishte vepra e fundit që përfundoi para vdekjes së tij
Është një nga librat e rrallë që është shkruar për Arbërinë e fillimshekullit të XVI dhe për një personazh pak të njohur nga historiografia e sotme, si ai i Mërkur Buas, i njohur si princi i Peloponezit dhe kalorës i Epirit. Kjo vepër është përkthyer nga greqishtja e vjetër nga studiuesi Altin Kocaqi dhe ishte vepra e fundit që përfundoi para vdekjes së tij