Primo Levi PE0001
New product
Një rrëfim rrëqethës dhe një analizë e thellë mbi historinë e kampeve të përqendrimit, mbi fyerjen, poshtërimin dhe degradimin e njeriut, para se të mbërrihet në shfarosjen e plotë të tij.
1 Item
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | PEGI | |
ISBN | 978 9928 200 44 0 | |
Informacion i përgjithshëm rreth librit
“A është, vallë, njeri…?” është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic.
Në këtë libër, ai rrëfen përvojën e një viti të tërë, nga shkurti 1944 deri më 27 janar 1945, të kaluar në lagerin e Buna-Monovicit. Buna ishte një ndër 44 kampet satelitë të Aushvicit, në Silezinë e Sipërme, në territorin polak. Historia fillon me internimin e autorit në kampin për hebrenj në Fosoli dhe përfundon me çlirimin e kampit të Aushvicit nga ushtria ruse. Levi arriti të mbijetonte falë ushqimit shtesë, që një punëtor italian, Lorencoja, arrinte t’ia kalonte fshehurazi.
Përvoja e Levi-t si një ndër të mbijetuarit e këtij Lageri famëkeq shpërfaqet në një prej librave më realistë e të thellë mbi ferrin që përjetuan gjithë bota e sidomos hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me stilin e zhveshur të një kronike, ai sjell dëshmi tronditëse të asaj mbijetese deri në çnjerëzim. Ky është libri i dinjitetit, i zvetënimit dhe i tëhuajzmit të njeriut përballë mekanizmave të pamëshirshme të shfarosjes në masë. Peripecitë e turmës, që tashmë s’ka emër, por veç një numër të vulosur si tatuazh i përjetshëm mbi parakrahun e majtë, rikujtohen pa asnjë fije retorike, duke ia lënë komentet në dorë vetë realitetit lebetitës. Nga kori i personazheve të paharrueshëm të librit ngrihet një mesazh i kthjellët moral e qytetar.
Kritika
Me qëndresën morale dhe staturën intelektuale të një titani të shekullit XX, ky kimist i përkushtuar dhe modest mori misionin t'i rrëfejë botës ferrin nazist në tokë, përmes një proze racionale, të kthjellët dhe pa mllef. Me bisturi letrare, Levi zhbiron ngjarjet njerëzore ku sjell vuajtjet e mëdha dhe provokon përçmim të thellë. […] Levi ka qenë personi më frymëzues që kam njohur dhe të bënte për vete me atë delikatesën magjike.
Philip Roth
Një prej të paktëve që i mbijetuan Holokaustit, rrëfen përvojën e tij me një zë të butë e të trishtë.
Guardian
Një libër që të ndryshon jetën.
Daily Express
Fragmente nga libri
1. Atëherë, për herë të parë vumë re që gjuha jonë s’kish fjalë për të shprehur këtë fyerje, shkatërrimin e një njeriu. Në çast, pas një shkëndije intuite thuajse profetike, realiteti na u shfaq përpara: kemi prekur fundin. Më poshtë se kaq s’mund të shkohet: gjendje njerëzore më të mjerueshme s’ka e s’mund të mendohet. Asgjë s’është më jona: na morën rrobat, këpucët, edhe flokët: po të flasim, s’na dëgjojnë, edhe nëse do të na dëgjonin, nuk do të na kuptonin. Do të na shuajnë edhe emrin: e nëse do të duam ta ruajmë, duhet të gjejmë brenda vetes forcën për ta bërë këtë, të bëjmë të mundur që mbas emrit të ngelet diçka nga ne, nga ata që ishim.
2.
Është e vështirë të shkatërrosh njeriun, thuajse po aq sa ta krijosh: s’ishte e lehtë, s’u bë për një kohë të shkurtër, por ia arritët, gjermanë. Ja tek jemi, të urtë nën vështrimet tuaja: nga ne s’keni pse të trembeni (për) asgjë: s’ka veprime kryengritëse, s’ka fjalë sfiduese, as shikime gjykuese.
Përfytyroni tani një njeri, të cilit, së bashku me njerëzit e dashur, t’i marrin shtëpinë e vet, zakonet e veta, rrobat e veta, gjithçka në fund të fundit, gjithçka ka me gjithë kuptimin e fjalës: do të jetë një njeri bosh, katandisur në vuajtje e nevoja, nder e gjykim harruar, sepse është e lehtë që, ai që ka humbur gjithçka, të humbasë vetveten; një njeri i tillë, që do të mund të vendosë me mendje të fjetur për jetën ose vdekjen e tij jashtë çdo kuptimi të ngjashmërisë njerëzore; në rastin më të mirë, në bazë të një gjykimi vetëm mbi dobinë. Atëherë do të merret vesh kuptimi i dyfishtë i fjalës “kamp asgjësimi”, do të jetë e qartë ç’duam të shprehim me këtë fjali: “të dergjesh në fund”.
4.
Ata (të burgosurit e tjerë të Aushvicit) mbushin kujtesën time me praninë e tyre pa fytyrë, e sikur të mundja të përmblidhja në një pamje të gjithë dhembjen e kohës, do të zgjidhja këtë pamje, që e kam shumë të njohur: një njeri kockë e lëkurë, me kokën ulur e i kërrusur, në fytyrën e në sytë e të cilit s’mund të lexosh asnjë gjurmë mendimi.
Aftësia e njeriut për të gjetur një qoshe, për të ndërtuar një zhguall, për të ngritur rreth vetes një mur të lehtë për t’u mbrojtur, edhe në rrethana në dukje të pashpresa, është mahnitëse dhe do të meritonte një studim të thellë. Bëhet fjalë për një punë të çmuar përshtatjeje, pjesërisht pasive dhe të
pandërgjegjshme dhe pjesërisht aktive: të ngulësh një gozhdë sipër shtratit për të varur këpucët natën; të lidhësh marrëveshje të heshtura mossulmimi me fqinjët; të marrësh me mend e të
pranosh ligjet e Komandos dhe të Blokut. Me anë të kësaj pune, pas disa javësh arrihet njëfarë ekuilibri, njëfarë sigurie përballë të papriturave: është ngritur një fole, tronditja e hedhjes nga këtu aty është kaluar.
5.
Të gjithë zbulojnë pak a shumë shpejt në jetën e tyre, që lumturia e përkryer s’është e realizueshme, por janë të paktë ata që ndalen në mendimin e kundërt: që njësoj është edhe për fatkeqësinë e përkryer. Rrethanat që kundërshtojnë përmbushjen e dy gjendjeve - kufi janë të së njëjtës natyrë: rrjedhin nga prejardhja jonë njerëzore, armike e çdo pafundësie.
pages | 196 |
ISBN | 978 9928 200 44 0 |
Shtëpia botuese | Pegi |
Published year | 2016 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Përkthyesi | Genci Pjetri |
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Përgjatë gjithë "Armëpushimit", kësaj historie të trazuar dhe të larmishme të një pranvere lirie të pashpresuar, nota më e thekshme është ajo e një ankthi të tmerrshëm, e një trishtimi të pangushëllueshëm njerëzor.