Gabriel Garcia Marquez A-007829
New product
Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Nëse do të kuptosh madhështinë e romancierit më të madh të shekullit të XX, këtu gjendet çelësi i leximit të të gjithë veprës së tij.
10 Items
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928226150 | |
Rreth librit
“Jeta për ta treguar”, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet ’50, kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij. Është një tregim për njerëzit, vendet dhe ngjarjet, ashtu siç i kanë ndodhur: familja, puna, politika, librat dhe muzika, Kolumbia e tij e dashur, episode nga jeta e tij, të pathëna deri tani, dhe incidente të cilat më vonë do të shfaqeshin, të shndërruara dhe të përshira në letërsinë e tij. Një autobiografi e detajuar, e jashtëzakonshme dhe magjepsëse, që na sjell formimin e Márquez si shkrimtar dhe si njeri.
Gabriel José de la García Márquez, është romancier, prozator, skenarist dhe gazetar. Shpesh i njohur si “Gabo” në vendlindjen e tij, është konsideruar si një nga autorët më të rëndësishëm të shekullit të XX. Në vitin 1982, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi.
Ai studioi në Universitetin e Bogotá-s dhe më vonë punoi si reporter për gazetën kolumbiane, El Espectador dhe si korrespondent i huaj në Romë, Paris, Barcelonë, Caracas dhe New York. Ai shkroi shumë vepra, por më shumë njihet për romanet e tij si Njëqind vjet vetmi (1967) dhe Dashuria në kohërat e kolerës (1985). Veprat e tij, kanë marrë vlerësim të madh nga kritikët dhe kanë arritur një sukses komercial botëror, prej popullarizimit të stilit letrar të njohur si realizmi magjik, i cili përdor elementë dhe ngjarje magjike, për të shpjeguar përvojat e vërteta jetësore. Disa nga veprat e tij vendosen në një fshat të trilluar me emrin Macondo dhe pjesa më e madhe e tyre trajtojnë motivin e vetmisë.
| pages | 532 |
| ISBN | 9789928226150 |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përmasat | 16x25 |
| Përkthyesi | Bashkim Shehu |
Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Udhë të mbarë, zoti president", "E shenjta", "Avioni i bukuroshes së fjetur", "Pajtohem me qera për të parë ëndrra", "Erdha vetëm për të folur në telefon", "Fantazma gushti", "Maria Dos Prazeres", "Shtatëmbëdhjetë anglezë të helmuar", "Tramundana", "Vera e lumtur e zonjës Forbes", "Drita është si uji", "Gjurmët e...
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë...
Marquez është po aq mjeshtror sa në prozën e gjatë edhe në gjininë e reportazhit, pasi kryeromancieri i shek. XX I kushtoi jetën gazetarisë. Ndonëse me vonesë, ky është rast brilliant për të njohur një tjetër majë të Marquez, e aq më tepër reportazhet që ai ka shkruar për Lindjen komuniste, pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria. “Unë nuk doja të njihja...
Ky është tregimi i Marquez për një ngjarje të vërtetë. Në vitin 1955, tetë anëtarë të ekuipazhit të anijes luftarake Caldas, bien në Detin e Karaibeve. I mbijetuari i vetëm, Luis Alejandro Belasco, tregoi versionin e vërtetë të ngjarjeve të Marquezit, duke shkaktuar skandal të madh në atë kohë.
Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...
Ky është një libër për dashurinë dhe pleqërinë. Do ta keni të vështirë të gjeni një xhevahir të tillë në bibliotekën tuaj
Në këto dymbëdhjetë histori mjeshtërore rreth jetëve të latin-amerikanëve në Europë, García Márquez përçon kombinimin e pazakontë të melankolisë, ngulmit, hidhërimit dhe aspirimit, të cilat janë, përvoja të emigrantit.
Ky set është për të gjithë ata që kanë lexuar kryeveprat e letërsisë botërore “Dashuria në kohërat e kolerës” ose “Njëqind vjet vetmi” që ka shkruar Marquez: Janë edhe tri perla të tjera magjike nga një prej shkrimtarëve më brilantë të shekullit të XX. “Dymbëdhjetë tregime pelegrine”, Kujtime kurvash të trishta” dhe “Gjenerali në labirintin e tij”, të...
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë...
Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Nëse do të kuptosh madhështinë e romancierit më të madh të shekullit të XX, këtu gjendet çelësi i leximit të të gjithë veprës së tij.
Vjen për herë të parë i shqipëruar nga gjuha origjinale “100 vjet vetmi”, një nga kryeveprat e letërsisë botërore të shekullit të XX. Pas një përvoje të gjatë të përkthimit nga gjuha spanjolle, Mira Meksi sjell magjinë e vërtetë të Marquezit, e cila nuk është shijuar siç duhet deri më sot nga lexuesi shqiptar
Vjeshta e Patriarkut, një nga veprat më të ndërlikuara dhe ambicioze të Gabriel García Márquez, është rrëfimi brilant i një tirani karabian dhe abuzimit me pushtetin.
Një roman i jashtëzakonshëm është rizbuluar nga autori i romaneve “Dashuria në kohërat e kolerës” dhe “Njëqind vjet vetmi”, nobelisti Gabriel Garcia Marquez. Ky libër vjen në shqip me përkthimin nga gjuha origjinale të Mira Meksit.