Jeto për ta treguar Shiko më të madhe

Jeto per ta treguar

Gabriel Garcia Marquez A-007829

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Nëse do të kuptosh madhështinë e romancierit më të madh të shekullit të XX, këtu gjendet çelësi i leximit të të gjithë veprës së tij.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928226150

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

“Jeta për ta treguar”, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet ’50, kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij. Është një tregim për njerëzit, vendet dhe ngjarjet, ashtu siç i kanë ndodhur: familja, puna, politika, librat dhe muzika, Kolumbia e tij e dashur, episode nga jeta e tij, të pathëna deri tani, dhe incidente të cilat më vonë do të shfaqeshin, të shndërruara dhe të përshira në letërsinë e tij. Një autobiografi e detajuar, e jashtëzakonshme dhe magjepsëse, që na sjell formimin e Márquez si shkrimtar dhe si njeri.

Gabriel José de la García Márquez, është romancier, prozator, skenarist dhe gazetar. Shpesh i njohur si “Gabo” në vendlindjen e tij, është konsideruar si një nga autorët më të rëndësishëm të shekullit të XX. Në vitin 1982, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi.

Ai studioi në Universitetin e Bogotá-s dhe më vonë punoi si reporter për gazetën kolumbiane, El Espectador dhe si korrespondent i huaj në Romë, Paris, Barcelonë, Caracas dhe New York. Ai shkroi shumë vepra, por më shumë njihet për romanet e tij si Njëqind vjet vetmi (1967) dhe Dashuria në kohërat e kolerës (1985). Veprat e tij, kanë marrë vlerësim të madh nga kritikët dhe kanë arritur një sukses komercial botëror, prej popullarizimit të stilit letrar të njohur si realizmi magjik, i cili përdor elementë dhe ngjarje magjike, për të shpjeguar përvojat e vërteta jetësore. Disa nga veprat e tij vendosen në një fshat të trilluar me emrin Macondo dhe pjesa më e madhe e tyre trajtojnë motivin e vetmisë.

Të dhëna

Faqe532
ISBN9789928226150
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat16x25
PërkthyesiBashkim Shehu