Gabriel Garcia Marquez BO0256
New product
Ky set është për të gjithë ata që kanë lexuar kryeveprat e letërsisë botërore “Dashuria në kohërat e kolerës” ose “Njëqind vjet vetmi” që ka shkruar Marquez: Janë edhe tri perla të tjera magjike nga një prej shkrimtarëve më brilantë të shekullit të XX. “Dymbëdhjetë tregime pelegrine”, Kujtime kurvash të trishta” dhe “Gjenerali në labirintin e tij”, të përkthyera mjeshtrisht nga Mira Meksi dhe Bashkim Shehu janë rekomandimet tona absolute për ti pasur në bibliotekën tuaj.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Onufri | |
SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:
1. Dymbëdhjetë tregime pelegrine nga Gabriel Garcia Marquez. Vetëm këtë libër mund ta porositni këtu:
Në këto dymbëdhjetë histori mjeshtërore rreth jetëve të latin-amerikanëve në Europë, García Márquez përçon kombinimin e pazakontë të melankolisë, ngulmit, hidhërimit dhe aspirimit, të cilat janë, përvoja të emigrantit. Në Barcelonë, një prostitutë e vjetër, trajnon qenin e saj të qajë në varrin që ka zgjedhur për veten. Në Vienë, një grua përfiton nga dhuntia e saj për të parashikuar të ardhmen dhe kthehet në falltaren e një familje të pasur. Në Gjenevë, një shofer ambulance dhe bashkëshortja e tij, pranojnë në shtëpinë e tyre ish presidentin e vetmuar e që duket sikur po vdes, të një shteti në Karaibe, vetëm për të zbuluar se ambicia e tij politike, është e paprekur. Në këto dymbëdhjetë histori mjeshtërore rreth jetëve të latin-amerikanëve në Europë, García Márquez përçon kombinimin e pazakontë të melankolisë, ngulmit, hidhërimit dhe aspirimit, të cilat janë, përvoja të emigrantit.
2. “Kujtime kurvash të trishta” nga Gabriel Garcia Marquez. Vetëm këtë libër mund ta porositni këtu:
Ky është një libër për dashurinë dhe pleqërinë. Do ta keni të vështirë të gjeni një xhevahir të tillë në bibliotekën tuaj Ky është një libër për dashurinë. Për dashurinë, që e gjen njeriun në fundin e një jete të çuar dëm, që ka shkapërdarë trupin me seks pa dashuri, por pa e prekur askund shpirtin. Kjo dashuri, që i ndodh, është shkatërruese dhe magjepsëse, i mbush qenien me kuptim, i shndërron në një pamje tjetër gjërat e zakonshme dhe frymon ngrohtësi njerëzore, në profesionin që ishte kthyer në një zanat të mjerë. Por ky është edhe një libër për pleqërinë. Për atë moshë, kur ende dëshirat vlojnë, por forcat vijnë e treten dhe njeriut i mbetet urtësia e fundit: të shohë pa zbukurime dhe iluzione të kota gjithë bukurinë, mizorinë dhe rrjedhën e rrëmbyeshme dhe pakthim të jetës.
3. “Gjenerali në labirintin e tij” nga Gabriel Garcia Marquez. Vetëm këtë libër mund ta porositni këtu:
Pafundësisht i hijshëm, jashtëzakonisht i suksesshëm në dashuri, në luftë dhe politikë, ai kërcen ende me kaq gjallëri dhe mjeshtëri, saqë njerëzit nuk arrijnë ta besojnë se ai është vërtet i sëmurë. Ai endet pa asnjë qindarkë, ka hequr dorë nga presidenca dhe ka shpallur dëbimin e tij të pashmangshëm, një akt të cilin e zvarrit vazhdimisht, me shpresën se do të rikthehet në pushtet. I kritikuar gjerësisht, target i atentateve, i torturuar nga pagjumësia dhe ethet e përditshme, Gjenerali është bërë cinik, i hidhët e tekanjoz, i acaruar me fuqitë që po i shterojnë, i pamundur që të përballet me vdekjen që e pret ("Si do të shpëtoj nga ky labirint!", thërret ai).
I përndezur me kujtimet e pushtetit që zotëronte dikur dhe ëndrrën e bashkimit kontinental që nuk e arriti, ai është një shembull i gjallë se sa shumë mund të arrihet – dhe humbet – në jetë.
| Published year | 2017 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Mira Meksi, Bashkim Shehu |
Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Udhë të mbarë, zoti president", "E shenjta", "Avioni i bukuroshes së fjetur", "Pajtohem me qera për të parë ëndrra", "Erdha vetëm për të folur në telefon", "Fantazma gushti", "Maria Dos Prazeres", "Shtatëmbëdhjetë anglezë të helmuar", "Tramundana", "Vera e lumtur e zonjës Forbes", "Drita është si uji", "Gjurmët e...
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë...
Marquez është po aq mjeshtror sa në prozën e gjatë edhe në gjininë e reportazhit, pasi kryeromancieri i shek. XX I kushtoi jetën gazetarisë. Ndonëse me vonesë, ky është rast brilliant për të njohur një tjetër majë të Marquez, e aq më tepër reportazhet që ai ka shkruar për Lindjen komuniste, pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria. “Unë nuk doja të njihja...
Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Nëse do të kuptosh madhështinë e romancierit më të madh të shekullit të XX, këtu gjendet çelësi i leximit të të gjithë veprës së tij.
Ky është tregimi i Marquez për një ngjarje të vërtetë. Në vitin 1955, tetë anëtarë të ekuipazhit të anijes luftarake Caldas, bien në Detin e Karaibeve. I mbijetuari i vetëm, Luis Alejandro Belasco, tregoi versionin e vërtetë të ngjarjeve të Marquezit, duke shkaktuar skandal të madh në atë kohë.
Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...
Ky është një libër për dashurinë dhe pleqërinë. Do ta keni të vështirë të gjeni një xhevahir të tillë në bibliotekën tuaj
Në këto dymbëdhjetë histori mjeshtërore rreth jetëve të latin-amerikanëve në Europë, García Márquez përçon kombinimin e pazakontë të melankolisë, ngulmit, hidhërimit dhe aspirimit, të cilat janë, përvoja të emigrantit.
Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë...
Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Nëse do të kuptosh madhështinë e romancierit më të madh të shekullit të XX, këtu gjendet çelësi i leximit të të gjithë veprës së tij.
Vjen për herë të parë i shqipëruar nga gjuha origjinale “100 vjet vetmi”, një nga kryeveprat e letërsisë botërore të shekullit të XX. Pas një përvoje të gjatë të përkthimit nga gjuha spanjolle, Mira Meksi sjell magjinë e vërtetë të Marquezit, e cila nuk është shijuar siç duhet deri më sot nga lexuesi shqiptar
Vjeshta e Patriarkut, një nga veprat më të ndërlikuara dhe ambicioze të Gabriel García Márquez, është rrëfimi brilant i një tirani karabian dhe abuzimit me pushtetin.
Një roman i jashtëzakonshëm është rizbuluar nga autori i romaneve “Dashuria në kohërat e kolerës” dhe “Njëqind vjet vetmi”, nobelisti Gabriel Garcia Marquez. Ky libër vjen në shqip me përkthimin nga gjuha origjinale të Mira Meksit.