Mari - Antuaneta View larger

Mari - Antuaneta

Stefan Cvajg BOM0152

New product

Përshkrim i shkurtër

Biografinë e librit të tij për Mari-Antuanetën, i cila u kurorëzua mbretëreshë e Francës në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Mari-Antuanetës me nënën e saj.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
ISBN9789992740507

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Stefan Cvajg analizon pikërisht kiminë e shpirtit të Mari-Antuanetës, që nga kënaqësitë e saj intime e deri në vuajtjen e saj publike.

Mari-Antuaneta kishte lindur si princeshë e Austrisë. Ajo u martua me mbretin Luigj XVI, si rrjedhojë e makinacioneve politike të familjeve monarke të asaj kohe. Mbreti Luigj XVI kishte një karakter të dobët dhe të pavendosur.

Ai gjithashtu nuk mund të përmbushte detyrimet bashkëshortore, për shkak të paaftësisë së tij fiziologjike.

Që të lehtësonte ankthin e saj të brendshëm, Mari-Antuaneta zgjodhi një jetesë ekstravagante dhe të trazuar, duke e kaluar kohën në lojërat e fatit dhe duke bërë shpenzime të bujshme e të pafundme, por më në fund gjithçka i doli kundër.

Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit të jetës, Mari-Antuaneta ndryshoi sjelljen e saj të mëparshme ekstravagante dhe të padurueshme, duke u bërë këmbëngulëse e guximtare dhe me një përpjekje të admirueshme për të mbrojtur dinjitetin e saj, e përqafoi vdekjen me qetësi të plotë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages280
ISBN9789992740507
Shtëpia botueseMarie Antoinette
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim