Stefan Cvajg BOT0203
New product
10 Items
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare | |
| ISBN | 9789928000606 | |
| pages | 320 |
| ISBN | 9789928000606 |
| Published year | 2012 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Nikolla Sudar |
Vendin e nderuar në historinë e letërsisë, Cvajgu e ka merituar me novelat e tij të shumta e të mrekullueshme. Në ato mijëra e mijëra faqe prozë të Cvajgut dallohen tre novela që konsiderohen ndër më të shquarat e krijimtarisë së tij: Amoku, Letra e një të panjohure, Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje. Këto të trija po ia japim lexuesit në një...
Sa herë përmendet emri i Stefan Cvajgut një tjetër shkëlqim merr letërsia. Një penë që diti të futej në skutat e qenies njerëzore, të ndiente dhimbjen e dashurinë, dridhjet dhe përshkënditjet bashkë me të; pena që dalloi detajet më të imëta të veprimeve dhe fizikut të saj, të cilat përcillnin shumë mirë atë çfarë fjalët nuk e thoshin dot. Hapësira...
Maria Stjuart u bë mbretëreshë kur kishte vetëm gjashtë ditë jetë, ditën kur i ati, Xhejms, ndërroi jetë. Ajo u bë mbretëreshë e Francës dhe si një vejushë e re edhe mbretëreshë e Skocisë, si dhe pretendente për fronin e Anglisë. Zweig fluturoi nga Austria në Angli në vitin 1934 pasi nazistët dogjën librat e tij.
Në këtë vëllim përfshihen novelat: "Rrugica në dritën e hënës", "Koleksioni i padukshëm", "Bukinisti Mendel", "Leporela", "Novela e shahut", "24 orë nga jeta e një gruaje", "Novelë verore", "Perëndim zemre", "Njohja e beftë me profesionin e ri", "Xhelozia", "Gruaja dhe peizazhi", "Episod nga liqeni i Gjenevës" dhe "Letra e një të panjohure"
Në këtë vëllim përfshihen novelat: "E fshehta përvëluese", "Dashuria e guvernantes dhe dy vogëlushët", "Pështjellim ndjenjash", "Vrapuesi i Amokut", "Nata fantastike", "Antoni", "Marshimi", "Ylli sipër pyllit", "Anvers" dhe "Dashuria e Erikës".
Jeta e tij u shua dhe që nga ajo kohë ka kaluar pothuajse një shekull. Krijimet e tij, dikur të ngritura në qiell nga gjithë bota, tani i ka mbuluar harresa; kanë mbetur disa vjersha të pavyshkura, disa strofa të pavdekshme prej "Çajld Haroldit" dhe "Don Zhuanit", por edhe ato janë ngurtësuar nën mbulesën e lavdisë dhe të nderimit.
Ky është një reflektim që shkrimtari i madh i bën misioneve kolonializuese të europianëve në vendet e Lindjes, duke u ndaluar te shfarosjet, zhvatjet dhe zhdukjet e kluturave vendase
Kjo është biografia e njeriut që Stefan Cvajg e cilëson si “Makiavelin e ditëve moderne”. Autori në këtë vepër ka dhënë portretin e qartë të ministrit të atëhershëm të policisë, qëllimi i vetëm i të cilit ishte mbijetesa politike dhe ushtrimi i pushtetit.
Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin, për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi, sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.
Frojdit i intereson vetëm sinqeriteti dhe jo mirësjellja. Ai ka rënë në disa gjurmë dhe i ndjek ato. Pikërisht drithma e kolegëve provon se padashur ai e ka vënë gishtin në vendin e sëmurë, e ka prekur nervin e çështjes me të parën.
O vetmi! Ti, atdheu im, vetmi. Nga bota e akullt e qetësisë vjen kënga e mërzisë. Zarathustra këndon këngën e mbrëmjes, këngën e natës së fundit, këngën për kthimin e përhershëm.
Një legjendë fantastike e shandanit shtatëkrahësh me rrugëtimin e tij nga Jeruzalemi në Babiloni, grabitjet e tij dhe rikthimit sërish në Jeruzalem, i përshkruar mjeshtrisht nga tregimtari i famshëm Stefan Cvajg.
Jeta e tij u shua dhe që nga ajo kohë ka kaluar pothuajse një shekull. Krijimet e tij, dikur të ngritura në qiell nga gjithë bota, tani i ka mbuluar harresa; kanë mbetur disa vjersha të pavyshkura, disa strofa të pavdekshme prej "Çajld Haroldit" dhe "Don Zhuanit", por edhe ato janë ngurtësuar nën mbulesën e lavdisë dhe të nderimit.
Gjeniu i një nate është historia e Claude Joseph Rouget de Liste, kompozitor dhe poet, i cili shkroi brenda natës së 25-26 prillit 1792 këngën e ushtrisë franceze, e cila më vonë u njoh me emrin Marsejeza dhe u bë himni zyrtar. ?
Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin, për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi, sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.
Biografinë e librit të tij për Mari-Antuanetën, i cila u kurorëzua mbretëreshë e Francës në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Mari-Antuanetës me nënën e saj.
Frojdit i intereson vetëm sinqeriteti dhe jo mirësjellja. Ai ka rënë në disa gjurmë dhe i ndjek ato. Pikërisht drithma e kolegëve provon se padashur ai e ka vënë gishtin në vendin e sëmurë, e ka prekur nervin e çështjes me të parën.
Jeta e tij u shua dhe që nga ajo kohë ka kaluar pothuajse një shekull. Krijimet e tij, dikur të ngritura në qiell nga gjithë bota, tani i ka mbuluar harresa; kanë mbetur disa vjersha të pavyshkura, disa strofa të pavdekshme prej "Çajld Haroldit" dhe "Don Zhuanit", por edhe ato janë ngurtësuar nën mbulesën e lavdisë dhe të nderimit.
Vjen romani i Stefan Cvajgut, botuar për herë të parë në vitin 1927 e përkthyer nga Edlira Dedja kohët e fundit, i cili konsiderohet, padyshim, si një nga kryeveprat e autorit austriak, për thellësinë dhe finesën e analizës që u bën ndjenjave njerëzore. Libri hidhet ne qarkullim me date 17 nentor 2021.
Në histori vlera morale e veprës nuk përcaktohet nga për fitimi material. Përgjatë rrjedhës së kohës, njerëzimin e pasuron vetëm ajo vlerë që ia ngre nivelin e diturisë dhe ia forcon vetëdijen e tij krijuese. Nisur nga kjo, vepra e Magelanit ua kalon të gjitha veprave heroike të kohës kur jetoi.
Ky është vëllimi i parë i treshit në ciklin e titulluar "Ndërtuesit e Botës"; një përpjekje kjo për një tipologji shpirtrash. Ketu jane perfshire autoret: Balzak, Dikens dhe Dostojevski. Dy vëllimet e tjera janë: "Beteja me demonin: Holderin, Klais, Niçe" dhe tjetri: "Tre poetë të jetës së tyre: Kazanova, Stendal dhe Tolstoi".