Në frymën e romaneve të famshme distopike, shumë të pëlqyera sidomos nga të rinjtë, vjen një roman që ka në qendër Truentin me 11 sfidat e tij, nga një vend me emër të trilluar, Trembaldi, "futur në ujë prej grykësisë së më të fortëve dhe djallëzoreve"!
Një histori interesante që të rrëmben me gjuhën e përzgjedhur, humorin e hollë dhe ilustrimet e gjalla. Njihuni me Mangun dhe Bizun e do ta shihni edhe vetë që do të zënë një vend në zemrat tuaja.
Në sfondin e një skenari të trazuar të shoqërisë kiliane, lind dashuria mes dy të rinjve gazetarë, të angazhuar në një hetim të rrezikshëm. Evangelina, vajzë me aftësi të dyshimta prej magjistrice, zhduket befas e rrëmbyer nga policia.
Numri i dimrit 2021 i Revistës Letrare me emrat më të mirë të letërsisë së sotme shqipe.
Përmes këtij libri ju distiloni zhvillimet më të fundit në ekonominë e sjelljes dhe psikologjinë konjitive në mjete vepruese për marrjen e vendimeve të zgjuara, efektive në biznes dhe më gjerë.
THE NUMBER ONE INTERNATIONAL BESTSELLER: CHOSEN AS A BOOK OF THE YEAR BY THE GUARDIAN, TELEGRAPH, SUNDAY TELEGRAPH, I PAPER, SUNDAY EXPRESS, IRISH TIMES, TIMES LITERARY SUPPLEMENT, AMAZON, AUDIBLE, BUZZFEED, REFINERY 29, WASHINGTON POST, BOSTON GLOBE, SEATTLE TIMES, TIME MAGAZINE, NEWSWEEK, PEOPLE, ENTERTAINMENT WEEKLY, KIRKUS, PUBLISHERS WEEKLY AND...
Nje personazh i ri dhe i paharrueshëm bëhet pjesë e galerisë së Luis Sepulvedës. Një tjetër histori e pashlyeshme, që na meson të rizbulojmë kuptimin e humbur te kohës.
Pas rreth 40 vitesh nga dalja e dispensës mbi Historinë tonë të Muzikës, del për herë të parë libri “Historia e muzikës shqiptare” si kontribut i punës disa vjeçare të Prof. As. Nestor Kraja. Ky botim i mbështetur nga Fakulteti i Muzikës i Universitetit të Arteve në Tiranë pasqyron trajektoren e zhvillimeve muzikore shqiptare nga bulëzimet profesionale...
Meri Lalaj, nje mesuese letersie dhe krijuese qe pati fatin te kaloje momente te bukura me personalitete te shquara te kultures dhe letersise shqipe gjate shekullit te XX, na le deshmine e saj per njohjet qe pati me ciftin Kadare vetem pak momente para se te largohej nga jeta
Një vepër klasike tashmë, Ferma e Kafshëve është dashuruar nga breza krejt të ndryshëm lexuesish. Ajo mbetet e patejkalueshme si një dokument i kohës së saj dhe si një dëshmi e mprehtësisë dhe gjenialitetit krijues të George Orëell-it. Chris Mould, me imazhet e tij unike, me karakterizimet e gjalla dhe të sjella bukur, nxjerr në pah humorin dhe zymtësinë...
Një kryevepër, që nuk duhet humbur e shkrimtares holandeze që ka marrë shumë çmime, ku shijohet fitorja e më të dobëtit, e rrëfyer rrjedhshëm e me një ironi therëse të shëndetshme. Nuk ka kufi fantazia në këto 40 histori që tregojnë situata nga më të ndryshmet që duken normale po në fakt gjithmonë shpalosin aventura dhe një problem për t'u zgjidhur.
Romani i ri i Javier Marías është historia e një dashurie të papërkryer, sikurse janë të gjitha ato. Historia e një gruaje si Berta Isla, që ka zgjedhur të qëndrojë pranë një burri që shpreson ta njohë, por që në fund nuk do të shfaqet kurrë ai që është në të vërtetë. Është historia e një lidhjeje, e cila, pasi ka mbaruar pasioni, mbahet në këmbë në një...
Bëhu pjesë e historisë së një aventure hapësire të paparë! Seri për fëmijë, e ilustruar me ngjyra, plot me emocione dhe aventura që i jep krahë imagjinatës dhe e lehtë për t’u lexuar.
Çfarë ndodh me rastet? Ato shndërrohen në miqësi të reja, mundësi ngazëlluese dhe zbulime të guximshme. Rastet janë ftesa per aventura të mëdha, bileta për të përjetuar përvoja të paharrueshme dhe dyer drejt botësh krejt të reja. Rastet na ndihmojnë të shohim kush jemi, çfarë duam e ku dëshirojmë të shkojmë. Pra, çfarë do të bësh, po të erdhi rasti në...
“Leksione frymëmarrjeje” i shkrimtares Anne Tyler, fitues i Çmimit Pulitzer (1989), rrëfen historinë e gjithë jetës së një çifti, treguar gjatë një udhëtimi.
David Walliams vjen me një libër të ri para lexuesve të tij në gjuhën shqipe. Shtëpia Botuese Botart ka hedhur në qarkullim librin “Operacioni bananet” të këtij autori të shquar të letërsisë bashkëkohore për fëmijë.
Gjatë këtyre tri dekadave të fundit të epokës së internetit, teknologjia e informacionit dhe drejtimet tekniko-shkencore të lidhura me të, si: elektronika, informatika, robotika dhe telekomunikimi, kanë shënuar një përparim të pandalshëm.
Seria Me quajne... e shtepise botuese Albas pasurohet edhe me nje tjeter personalitet te spikatur te historise shqiptare, Ali Pashe Tepelenen. Ky botim i pershtatur per femijet e vegjel, eshte pergatitur nga autoret Luan Rama dhe Sulid Kasemi
Ne kete set kemi sjelle dy prej librave me godites ne fushen e shprehive te perditshme te secilit prej nesh: 7 zakonet e njerezve te suksesshem te Stephen Covey dhe Shprehi atomike te James Clear. Ne jemi produkt i shprehive tona, dhe pikerisht ketu nis edhe rrugetimi yne per te njohur veten dhe potencialin tone
Nje tjeter liber magjik vjen nga Tea Stilton (Elisabetta Dami ) per vajzat qe i pelqejne aventurat ne boten e Miushfordit.
Sadhguruja eshte nje nga spiritualistet me te medhenj te kohes tone, - i konsideruar si nje nder mendjet me te kultivuara ndonese nuk ka nje diplome apo master universitar. Ne kete set ne kemi bere bashke dy librat e tij “Karma” dhe “Inxhinieria shpirterore”, - te cilet mund te jene si pjese e bibliotekes per ndjekesit e tij.
“Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror” njihet si një prej teksteve më me ndikim të kohës tonë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat globale. Libri është një zgjerim më i plotë dhe më i thellë i çështjeve të ngritura prej profesorit amerikan S. Huntington në një artikull të tij për revistën “Foreign Affairs” në verën e vitit 1993,...
Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) është një libër nga prof. dr. Mehmet Maksudo?lu i cili flet mbi jetën e Muhamedit a.s. duke u mbështetur mbi burimet e dorës së parë, ose tek ato që i kanë përdorur këto burime.
Një roman intrigues që flet për martesën, për marrëdhënien mes motrave dhe vëllezërve, si dhe për faktin se askush s’na lëndon dot më fort se njerëzit që duam më shumë.
Rebeka është me fat. Babai i saj është i mençur dhe i kujdesshëm. Është edhe magjistar dhe i magjeps të gjithë me shfaqjet e tij.
Flurans Ilia vjen para lexuesve shqiptarë dhe miqve që kanë kohë që e shijojnë krijimtarinë e tij, me përmbledhjen në vargje të titulluar “Hapësirë midis dy notave” (Tempovarkë). Kjo përmbledhje botohet plot 18 vite pas daljes në dritë të librit të tij të fundit poetik dhe është e shtata në këtë zhanër letrar. Flurans Ilia ka publikuar gjithashtu edhe dy...
Luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë nuk vranë vetëm njerëz, nuk shkatërruan thjesht ndërtesa, shtëpi dhe fabrika - ato rrënuan humanizmin te njerëzit. Për të kuptuar raportet në ish-Jugosllavi, nuk nevojitet të lexoni studime sociologjike dhe psikologjike; nuk ju duhet të lexoni revista e gazeta, të shihni lajme dhe emisione televizive - mjafton të...
Libri "Meditime mbi Filozofinë e Parë prezanton sistemin metafizk dhe filozofik të Dekartit nëpërmjet 6 meditimeve.
Në këtë libër ngërthehet me mjeshtëri trilli letrar me kronikën e një ngjarjeje të jetuar, duke u përftuar kështu një roman që pasqyron me realizëm një periudhë të parë të tranzicionit shqiptar, por në mjedisin universitar, rrallëherë i trajtuar nga autorët tanë. I gjerë, i thellë, me një konflikt absurd në vetvete, por aspak i tillë për logjikën e atyre...
Në këtë set kemi përfshirë dy prej librave që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë paranë si mjet për të përmirësuar jetën tonë, për të ndërtuar mënyra efektive për fitimin, ruajtjen dhe investimin e saj.
Ky set është për të gjithë lexuesit e pasionuar pas romancave dhe gjatë verës duan të kalojnë në mënyrë të këndshme pushimet pranë detit ose në mal. Dy romanet e përfshira në këtë set janë përzgjedhjet më të mira të momentit për këtë zhanër.