Profeti Muhamed View larger

Profeti Muhamed

Mehmet Maksudo?lu MAS0066

New product

Përshkrim i shkurtër Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) është një libër nga prof. dr. Mehmet Maksudo?lu i cili flet mbi jetën e Muhamedit a.s. duke u mbështetur mbi burimet e dorës së parë, ose tek ato që i kanë përdorur këto burime.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319258

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) është një libër nga prof. dr. Mehmet Maksudo?lu i cili flet mbi jetën e Muhamedit a.s. duke u mbështetur mbi burimet e dorës së parë, ose tek ato që i kanë përdorur këto burime. Qëllimi i librit ka karakter divulgativ, duke pasur në mendje paraqitjen e shumë aspekteve të figurës qëndrore të Islamit, profetit Muhamed a.s. Nga pikëpamja ndërtimore, libri hapet me një kontekst historik, ku paraqitet gjendja e të gjitha qëndrave të rëndësishme botërore të shekullit të VI (e.s.). Më pas flitet për lindjen dhe fëmijërinë e Profetit; periudhën e Mekës kur i zbret Shpallja dhe fillon thirrja për në Islam dhe deri në çastin e dëbimit nga Meka; tregohet për hixhretin apo shpernguljen drejt Medines, si dhe për të gjitha vitet e hixhretit, nga i pari deri në të njëmbëdhjetin, duke paraqitur ngjarjet më domethënëse dhe kuptimplota, në përvijimin e figurës së të Dërguarit të Zotit a.s. Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu lindi në Eskishehir në vitin 1939, në një familje me origjinë nga Krimeja. Ai mbajti poste të ndryshme akademike përgjatë karrierës së tij. Në 1961 u bë asistent i Historisë Islame në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin e Ankarasë. Për tre vjet punoi pranë orientalistëve në Fakultetin e Studimeve Orientale në Universitetin e Kembrixhit në Angli. Në Universitetin Ndërkombëtar Islam në Malajzi punoi për katër vjet si pedagog dhe shef katedre i degës së Historisë dhe Qytetërimit Islam. Në vitin 1983 u bë ndihmës docent për Historinë Islame në Univrsitetin e Marmarasë, e më vonë në 1986 u bë docent dhe në 1995, profesor. Në shtator të 1996 vajti në Eskishehir si dekan themelues i Fakultetit të Teologjisë në Universitetin Osmangazi. Në vitin 2006 doli në pension për shkak të moshës.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages222
ISBN9789928319258
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlsar