Sherif Bundo A-009091
New product
Në këtë libër ngërthehet me mjeshtëri trilli letrar me kronikën e një ngjarjeje të jetuar, duke u përftuar kështu një roman që pasqyron me realizëm një periudhë të parë të tranzicionit shqiptar, por në mjedisin universitar, rrallëherë i trajtuar nga autorët tanë. I gjerë, i thellë, me një konflikt absurd në vetvete, por aspak i tillë për logjikën e atyre që e shkaktojnë, romani na hap dritare të reja mbi këtë botë ku duhet të sundojë vetëm respekti për dijen. Me gjuhë të rrjedhshme e të pasur, me personazhe që të nguliten në mendje, Fara e revoltës është një tjetër pasurim i letërsisë sonë.
18 Items
Shtëpia Botuese | MediaPrint | |
| ISBN | 9789928086280 | |
Në këtë libër ngërthehet me mjeshtëri trilli letrar me kronikën e një ngjarjeje të jetuar, duke u përftuar kështu një roman që pasqyron me realizëm një periudhë të parë të tranzicionit shqiptar, por në mjedisin universitar, rrallëherë i trajtuar nga autorët tanë. I gjerë, i thellë, me një konflikt absurd në vetvete, por aspak i tillë për logjikën e atyre që e shkaktojnë, romani na hap dritare të reja mbi këtë botë ku duhet të sundojë vetëm respekti për dijen. Me gjuhë të rrjedhshme e të pasur, me personazhe që të nguliten në mendje, Fara e revoltës është një tjetër pasurim i letërsisë sonë.
Diana ÇULI shkrimtare
Libri ka në epiqendër një kohë që mbart peshën e së kaluarës së afërt dhe të logjikës subjektive ndaj zhvillimeve ekonomike. Liria kish trokitur ndrojtur në derën tonë, e priste një rrugë e gjatë deri në gjetjen e vendit që takonte, ende është rrugës... Autori i ka dhënë ngjyrim letrar kronikave të përjetuara nga personazhet, duke na ofruar një roman ku kombinohet bukur stili letrar i arrirë dhe përvojat jetësore.
Prof. Dr. Shyqyri LLAÇI) Universiteti i Tiranës
Një libër ku sintetizohet esenca e përvojës, përjetimeve, analizave dhe reflektimeve, të shkruara rrjedhshëm, me stil letrar, herë filozofik e herë romantik, por gjithnjë me shumë pasion dhe talent për të shkruar. Personazhe të skicuar artistikisht bukur dhe të krijuar në kontekstin e kohës kur zhvillohen ngjarjet.
| pages | 421 |
| ISBN | 9789928086280 |
| Redaktori | Diana Çuli |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |
Eksperti i kontabilitetit dhe finances Sherif Bundo vjen me nje profil te ri ne pasionet e tij, - ne artin e rrefimit te tregimit, - duke u fiksuar pas ngjarjeve nga jeta reale ku fale aftesive depertuese sjell leksione jete ne nje realitet si ky i yni
Akademik Sherif Bundo ka sjelle nje studim krejt origjinal, dhe te pazakonte edhe per profilin e tij, - nje punim te thelluar per dollin, si pjese e rendesishme ne sofren shqiptare; Autori e sheh si pjese tejet te rendesishme te trashegimise etnokulturore shqiptare dhe propozon qe kjo te jete pjese e trashgimise boterore te UNESCO-s.
Shkruar dhe përkthyer në katër gjuhë, Manuali për Dollinë i Profesor doktor Sherif Bundos, është dhurata më e bukur për miqtë dhe të dashurit tuaj. E gjeni në të gjitha libraritë e vëndit si dhe mund ta blini online. Lexojeni dhe përdoreni Dollinë që ti bëni akoma më të bukura dhe më emocionale festat tuaja!