Algoritmike, Programim, Strukture te dhenash ne C++

Tamara Luarasi/ Tomi Thomo UE0099

New product

Përshkrim i shkurtër C++, një gjuhë programimi e përdorshme gjerësisht. Ajo konsiderohet si një gjuhë e nivelit të ndërmjetëm. E zhvilluar nga Bjarne Stroustrup duke filluar nga viti 1979. C++ fillimisht është quajtur C me klasa, mbasi gjuhës C iu shtuan cilësitë e orientimit në objekte, të tilla si klasat, dhe zhvillime të tjera të gjuhës së programimit C.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928418210

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

1 other product in the same category:

More info

C++ është një gjuhë programimi që kompilohet (përkthehet nga kompilatori në gjuhën makinë) gjerësisht e përdorshme. Konsiderohet si një gjuhë e nivelit të ndërmjetëm, mbasi qëndron midis gjuhëve të njohura si gjuhë të nivelit të lartë dhe atyre të nivelit të ulët. E zhvilluar nga Bjarne Stroustrup, duke filluar nga viti 1979 në Bell Labs, C++ fillimisht është quajtur C me klasa, mbasi gjuhës C iu shtuan cilësitë e orientimit në objekte, të tilla si klasat, dhe zhvillime të tjera të gjuhës së programimit C. Gjuha është riemërtuar C++ në vitin 1983. Libri përbëhet nga tri pjesë. Alë pjesën e parë lexuesi familjarizohet me mënyrën e të menduarit të zgjidhjes së një problemi konkret duke e skicuar mendimin me një bllokskemë ose duke e shprehur atë me zakonshme, ose me një pseudokod. Në pjesën e dytë trajtohet më gjerësisht gjuha C++, duke përdorur struktura të thjeshta siç janë tabelat, por dhe një strukturë më të mirë të programit tashmë, duke futur nocionin e funksionit. Në këtë mënyrë lexuesi njihet me programimin e strukturuar që zhvillohet më tej në programimin e orientuar në objekte. Në pjesën e tretë ti; librit jepen struktura më komplekse të dhënash të cilat janë të lidhura ngushtësisht me algoritmet dhe me performancën e këtyre të fundit. Këto struktura janë dhënë në formën e përgjithshme të tyre, por implementimi konkret i tyre është realizuar duke përdorur klasa të Librarisë Standarde që C++ ofron. Të tilla struktura janë list-at, vector-ët, deque-të, queue-të, priotity queue-të, stack-et, set-et, map-et ku të gjitha implementimet janë trajtuar me një terminologji, kryesisht nga fusha e ekonomisë. Së fundi janë trajtuar shkurtimisht shembuj vlerësimi të performancës së një algoritmi. Libri është ilustruar me ushtrime. Për realizimin e tyre mund të përdoren mjedise të ndryshme pune si NeatBeans, Vizual Studio etj. Ky libër do t'i shërbente studentëve të degës Informatikë Ekonomike, si dhe specialistëve të bizneseve të ndryshme, që do të donin të merrnin njohuri programimi në gjuhën C++, për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

Data sheet

pages260
ISBN9789928418210
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë